TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria gjermane prezanton projektligjin për legalizimin e kanabisit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Qeveria gjermane prezanton projektligjin për legalizimin e kanabisit

Gjermania prezantoi të mërkurën një projektligj për legalizimin e kanabisit për përdorim personal.

Sipas projektligjit, i cili u miratua nga kabineti i kancelarit Olaf Scholz, të rriturit do të lejohen të rritin dhe të konsumojnë sasi të kufizuara kanabisi.

Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin, Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha se legjislacioni i propozuar përfaqëson një “pikë kthese” në politikën kombëtare për të luftuar drogën.

Lauterbach tha se qeveria ka rënë dakord për “legalizimin e kontrolluar” të kanabisit, pasi masat e mëparshme nuk kanë arritur të reduktojnë konsumin e kanabisit, por kanë rezultuar në një rritje të krimit të lidhur me drogën.

“Sot ekziston një treg i madh i zi që është një problem i madh, pasi produktet e kanabisit janë gjithnjë e më shumë me doza toksike ose përmbajnë aditivë toksikë,” tha ai.

Lauterbach argumentoi se legjislacioni i ri do të jetë më efektiv në luftimin e tregut të zi, mbrojtjen e individëve kundër drogave toksike dhe reduktimin e krimit të lidhur me drogën.

Ai theksoi gjithashtu se përdorimi i kanabisit do të mbetet i paligjshëm për adoleshentët.

Sipas projektligjit të propozuar, individët e moshës 18 vjeç e lart do të lejohen të posedojnë deri në 25 gramë kanabis. Do të lejohet edhe vetë kultivimi deri në tre bimë për konsum personal.

Shoqatat jofitimprurëse, me një maksimum prej 500 anëtarësh, do të lejohen të kultivojnë kanabis dhe ta shpërndajnë atë tek anëtarët.

Një anëtar mund të marrë maksimumi 50 gram kanabis në muaj, sipas projektligjit.

Projektligji kërkon miratimin parlamentar për t’u bërë ligj dhe pritet të diskutohet në Bundestag pas pushimeve verore./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli hap zyrë tregtare në Republikën Serbe të Bosnjës

Izraeli hap zyrë tregtare në Republikën Serbe të Bosnjës

Kremlini njofton datën e raundit të dytë të bisedimeve trepalëshe për paqen në Ukrainë

Kremlini nuk e përjashton rifillimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën

Mbytet në plazhin e Velipojës një 68-vjeçar nga Kosova

Mbytet në plazhin e Velipojës një 68-vjeçar nga Kosova

Izraeli paralajmëron shkatërrim në Libanin jugor sipas “modelit të Gazës”

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon me “luftë në shkallë të plotë” pas sulmit ndaj një koloni në Bregun Perëndimor

​Kurti: Xhudoja ka treguar çfarë mund të arrijë Kosova me punë

​Kurti: Xhudoja ka treguar çfarë mund të arrijë Kosova me punë

Policia e Kosovës sekuestron tre kg marihuanë, i del punë të përdorë edhe armën e zjarrit

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në spitalin e Prizrenit

Tërmet me magnitudë 3.8 në Shqipëri

Tërmet me magnitudë 3.8 në Shqipëri

Sot shpallet vendimi ndaj Xhelal Sveçlës për gazin lotsjellës në Kuvend

Sot shpallet vendimi ndaj Xhelal Sveçlës për gazin lotsjellës në Kuvend

Moti sot

Moti sot

“Funerali i Mladiqit në Beograd është një galeri banditësh dhe figurash të udhëhequra nga anti-amerikani Vuçiq”, reagon Wilson

“Funerali i Mladiqit në Beograd është një galeri banditësh dhe figurash të udhëhequra nga anti-amerikani Vuçiq”, reagon Wilson

“Liria ka Emër” nesër me aktivitet para EULEX-it

“Liria ka Emër” nesër me aktivitet para EULEX-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën