TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria gjermane: Irrituese kur Vuçiq i deklaron fajtorët viktima

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Qeveria gjermane: Irrituese kur Vuçiq i deklaron fajtorët viktima

Një zëdhënës i qeverisë gjermane thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij për paqen në rajon. NATO ka vendosur të shtojë trupat në Kosovë.

Pas përshkallëzimit të fundit të dhunës në veri të Kosovës, qeveria gjermane i ka bërë thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiq të veprojë.

“Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij për paqen në rajon dhe të bëjë gjithçka për të de-përshkallëzuar”, tha të premten në Berlin një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

“Por, nëse qeveria serbe tani organizon një ditë zie për dorasit e vrarë, kjo nuk do të kontribuojë në çshkallëzim, tha ai.

Serbia duhet “të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, kërkoi zëdhënësi.

“Gjithashtu është e nevojshme të sqarohet origjina e armëve të shumta të gjetura. Është irrituese të shohësh se si presidenti serb “deklaron se fajtorët janë viktima”.

Në veri të Kosovës, sipas informacioneve të qeverisë, 30 persona të armatosur dhe të maskuar hapën zjarr ndaj policisë kosovare të dielën në një fshat jo shumë larg kufirit me Serbinë. Më pas ata pushtuan një manastir ortodoks serb. Një oficer policie dhe tre sulmues u vranë gjatë shkëmbimeve të zjarrit, sipas policisë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli për një sulm terrorist të kryer nga kriminelët e inkurajuar nga Serbia. Serbia dhe Vuçiçi i kanë hedhur poshtë akuzat.

Ndërkohë, ish-nënkryetari i partisë serbe në Kosovë, Milan Radoiçiq, përmes një avokati ka pranuar se ka organizuar sulmin. Prandaj ai dha dorëheqjen nga pozita e tij brenda partisë. Sipas njoftimit, as lidershipi serb dhe as ai i serbëve të Kosovës nuk ishin të informuar.

NATO shton praninë në Kosovë

Përballë tensioneve të fundit në Kosovë, NATO do të rrisë praninë e saj në vendin e Ballkanit Perëndimor. Aleanca transatlantike në Bruksel tha të premten se forca shtesë ishin autorizuar për t’iu përgjigjur situatës aktuale. Aleanca fillimisht nuk tha se sa ushtarë të tjerë do të vendoseshin ose cilat vende do t’i siguronin ata. Përshkallëzimi më i madh i dhunës në disa muaj ka ndodhur në veri të Kosovës fundjavën e kaluar.

Sipas të dhënave të agjencisë gjermane të shtypit, dpa, trupat shtesë të KFOR-it mund të jenë britanike. Ministria e Mbrojtjes në Londër njoftoi vetëm pak muaj më parë se Mbretëria e Bashkuar dëshron të japë “një kontribut vendimtar” për KFOR-in të paktën deri në vitin 2026.

“Ne gjithmonë do të vazhdojmë të garantojmë që komandanti ynë ta ketë burimet dhe fleksibilitetin e nevojshëm për KFOR-in për të përmbushur mandatin e tij,” tha në një deklaratë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.”Ne jemi të gatshëm të bëjmë përshtatje të mëtejshme në qëndrimin e KFOR-it si të jetë e nevojshme, tha ai.

Në operacionin e KFOR-it të Kombeve të Bashkuara janë përfshirë 28 shtete, tetë prej të cilave nuk janë anëtarë të NATO-s. Aktualisht rreth 3400 ushtarë të KFOR-it janë stacionuar në Kosovë, duke përfshirë rreth 80 nga Bundeswehr-i. Në veri të Kosovës jetojnë rreth 50.000 serbë.

Aleanca kishte vendosur tashmë në maj të rrisë praninë e saj në Kosovë me 700 ushtarë. Kjo u bë në përgjigje të sulmeve të turmave serbe kundër ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës. Në atë kohë u plagosën 30 ushtarë italianë e hungarezë dhe mbi 50 serbë./DW/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi për 28 Nëntor: Dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin më fort se kurrë

Krasniqi: Më 16 shtator i presim çlirimtarët krahëhapur në Kosovë

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

Speciale cakton 16 shtatorin për shpalljen e vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, reagon OVL-UÇK

Prishtina njofton për oraret dhe linjat e transportit të ri

Biletat e “Trafikut Urban” më të shtrenjta nga sot, Komuna thotë se vendimi lidhet me digjitalizimin

Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Pritje deri në pesë orë në aeroporte, BE-së i kërkohet pezullimi i kontrolleve të reja biometrike

Hyn në fuqi paga minimale prej 500 eurosh, reagon Sindikata e Sektorit Privat

Hyn në fuqi paga minimale prej 500 eurosh, reagon Sindikata e Sektorit Privat

Pas 24 orësh kërkime, gjendet pa shenja jete 25-vjeçari që u zhduk në Batllavë

Pas 24 orësh kërkime, gjendet pa shenja jete 25-vjeçari që u zhduk në Batllavë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën