TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria e re britanike, njohësit e politikës nuk presin që të ndryshojë qasja karshi Kosovës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Qeveria e re britanike, njohësit e politikës nuk presin që të ndryshojë qasja karshi Kosovës

E besuara e Boris Johnsonit për të udhëhequr me politikën e jashtme të Britanisë së Madhe, që nga e marta e zëvendësoi ish-shefin në krye të qeverisë britanike.

Liz Truss u bë kryeministrja e katërt konservatore që nga viti 2015, në një kohë kur ekonomia britanike po shkon drejt një recesioni.

Politika e Britanisë së Madhe karshi Kosovës, sipas ambasadorit të parë të Kosovës atje, nuk pritet të ndryshojë pas këtij emërimi.

“Konservatorët, qeveria britanike, Britania edhe në kohën kur është drejtuar nga laburistët ka qenë përkrahëse e Kosovës, përkrah pavarësinë e integritetin territorial të Kosovës”, tha Hamiti.

Madje sipas tij, fakti që Britania e Madhe tashmë është jashtë BE-së i jep asaj mundësi që të ndikojë më shumë në arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.

“Duket paradoksale, mund të jetë në një pozitë më të mirë sepse nuk i ka shtrëngesat e politikës së përbashkët evropiane. Në kohën kur ka qenë pjesë e BE-së, sigurisht që edhe Britania si të gjitha vendet e tjera të BE kanë pasur politika të përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë, tash që ndjek politika sovraniste është në një pozitë të mirë që t’i ndihmojë Kosovës për ta përmbyllur dialogun me njohje reciproke”,  tha ai.

E për Daut Dautin, gazetarin nga Kosova që jeton e vepron në ishull, lajm i mirë për Kosovën është personi që Truss emëroi në krye të ministrisë së Jashtme.

“Një fakt tjetër që na shtyn të mendojmë se politika nuk do të ndryshojë ndaj Ballkanit dhe Kosovës është fakti që Liz Truss në pozitën e saj të mëparshme dmth si Sekretar të Jashtëm e ka emëruar një ministër të ri që ka qenë në detyrë më herët por tash është avancuar si Sekretar i Jashtëm, pra, James Cleverly”, theksoi Dauti.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Britania emëroi për herë të parë një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Kronika e realizuar nga Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa: Rikthimi i Osmanit në LDK mund të ndikojë në elektoratin e VV-së

Mustafa: Rikthimi i Osmanit në LDK mund të ndikojë në elektoratin e VV-së

Mustafa: Kurti votoi për Simiqin, por jo për Osmanin – mungoi vullneti politik

Mustafa: Kurti votoi për Simiqin, por jo për Osmanin – mungoi vullneti politik

Kurti kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë

Kurti kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, Policia jep detaje

“Info Nata”- 11.05.2026

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Abdixhiku e Osmani bashkë në Obiliq: Nisin takimet me qytetarët

Abdixhiku e Osmani bashkë në Obiliq: Nisin takimet me qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën