TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Qeveria e Maqedonisë së Veriut merr vendim për vendosjen e marzhës për rreth 1000 produkte

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
​Qeveria e Maqedonisë së Veriut merr vendim për vendosjen e marzhës për rreth 1000 produkte

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për vendosjen e marzhës për 102 grupe të produkteve, të cilat përfshijnë rreth 1000 produkte.

5% marzhë të fitimit bruto do të ketë për tetë produkte ushqimore dhe atë për bukën, miellin, vezët, qumështin, vajin për gatim, jogurtin dhe kosin.

10% marzhë bruto të fitimit për 55 produkte dhe atë për mishin dhe produktet e mishit, sheqerin, prodhimet e qumështit, gjalpin, fruta- perimet e konservuara, fasulen, orizin, brumërat e të tjerë.

15% marzhë të fitimit është vendosur në 39 produkte ushqimore dhe pajisje higjienike dhe atë në fruta-perime të freskëta, detergjente, ushqime për fëmijë, produkte higjienike e të tjerë.

“Dy vendimet do të hyjnë në fuqi ditën e ardhshme pasi të publikohen në Gazetën Zyrtare, dhe do të vlejnë deri më 30 prill. Pritshmëritë tona janë se me këto dy vendime çmimet e produkteve ushqimore të cilat janë përfshirë në vendim, do të ulen rreth 10%, përpos tetë produktet ushqimore bazë të cilat pritet të mbeten në nivelin e njëjtë, përkatësisht të mos rriten çmimet apo të ketë një ulje minimale të çmimeve të këtyre tetë produkteve”, tha Marjan Risteski – Zv.ministër i Ekonomisë, raporton Alsat.mk.

Produktet e grupit të parë me marzhë prej 5% nga nesër do të shiten me çmime maksimale varësisht sa kanë kushtuar më datë 1 shkurt. Siç njoftoi zv.ministri Risteski, analizat e Inspektoratit të Tregut kanë treguar se tregtarët me shumicë dhe pakicë kanë llogaritur marzha bruto të fitimit prej 20 deri 25% për shitje me pakicë, ndërsa 20 deri 50% për shitje me shumicë. Javën e kaluar Oda e Tregtarëve kërkoi takim urgjent me Qeverinë. Kërkuan që në vend të 1000 produkteve, në masë të hyjnë maksimumi 200. Kjo për arsye se siç thanë, harxhimet e tyre bazë lëvizin nga 12 deri në 15% dhe me këto masa të Qeverisë, rrezikohet mbyllja e marketeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

​Tjetër përballje mes protestuesve dhe policisë, nis tensioni te Kryeministria në Tiranë

​Tjetër përballje mes protestuesve dhe policisë, nis tensioni te Kryeministria në Tiranë

​Protestuesit në Tiranë i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit

​Protestuesit në Tiranë i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit

​Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit para tubimit në Tiranë: Kush ushtron dhunë do të përballet me ligjin

​Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit para tubimit në Tiranë: Kush ushtron dhunë do të përballet me ligjin

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

​Përfundon turneu sportiv tradicional në nderim të 26 heronjve të Policisë së Kosovës

​Përfundon turneu sportiv tradicional në nderim të 26 heronjve të Policisë së Kosovës

Gjigantët e Premierligës në garë për Alex Scott

Gjigantët e Premierligës në garë për Alex Scott

Komuna e Prishtinës gjobitet me 5 mijë euro për keqmenaxhimin e mbeturinave

Komuna e Prishtinës gjobitet me 5 mijë euro për keqmenaxhimin e mbeturinave

​Tjetër përballje mes protestuesve dhe policisë, nis tensioni te Kryeministria në Tiranë

​Tjetër përballje mes protestuesve dhe policisë, nis tensioni te Kryeministria në Tiranë

10 qytetet më të mira në botë për të jetuar

10 qytetet më të mira në botë për të jetuar

Maqedonci: Qeveria nuk ka lëshuar leje për dronë luftarakë, po përgatiten ligjet për Kurti 3

Maqedonci: Për pesë vjet u rekrutuan 3 mijë e 220 ushtarë të rinj në FSK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën