Por, këtë e ka demantuar zv.ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.
Në një prononcim për teve1.info, ai bëri të ditur se aplikimi i Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave nuk ka qenë për të mërkurën.
Sipas tij, këto raportime janë dezinformatat e radhës nga Serbia.
“Nuk ka qenë e paraparë që të jetë aplikimi i Republikës së Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, nivelit të Ambasadorëve, në ditën e sotme. Kjo është dezinformatë e radhës nga Serbia”, tha Ahmeti.
Ndryshe, kërkesa e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës është dorëzuar më 12 maj./teve1.info/