TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria aprovon grant mbi 20 milionë euro me GIZ-in gjerman

by tëvë1
3 vjet ago
4
A A
Peci: Fermerët për herë të parë po fitojnë grante pa dhënë ryshfet

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtare (GIZ), në vlerë prej 20.2 milionë euro në fushën e bujqësisë, raporton teve1.info

Përmes një statusi në Facebook, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se kjo shumë do të investohet në agroturizëm, ekoturizëm dhe zhvillim rural.
“🍀20.2 milionë euro për agroturizëm, ekoturizëm dhe zhvillim rural!

🌻Në konferencën e sotme njoftuam për zhvillimet në sektorin e bujqësisë ku përveç tjerash:

🚜Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam Projekt-ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes mes Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) lidhur me projektin “Mbështetja për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve”

👨🌾Ky projekt ka për qëllim diversifikimin e fermave dhe aktiviteteve alternative në zonat rurale në Kosovë.

👩🌾Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje do të mundësojë rritjen e punësimit në zonat rurale, përmes krijimit të mundësive të reja të punës ose vetëpunësimit dhe ruajtjen e vendeve të punës ekzistuese nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve të agro-biznesit, duke kontribuar kështu në qëndrueshmërinë e fermës dhe ngritjen e aktivitetit agro-ekonomik në po ato zona rurale”, ka shkruar ndër të tjera Peci.

Ai ka thënë se në mbledhjen paraprake të Qeverisë është aprovuar Plani për zhvillim të bujqësisë 2023 – 2027 kurse sipas tij javën që vjen do të aprovohet Programin Vjetor i Granteve për vitin 2023.

“Ndërsa deri në fund të javës do të ekzekutohen rreth 🍀30 milionë euro pagesa për subvencione dhe grante. 💧Gjithashtu është aprovuar Nisma për fillimin e negocimit për Marrëveshjen me Bankën Botërore dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për Projektin e Përmirësimit dhe Rindërtimit të Sistemeve të Ujitjes, projekt ky i cili do të implementohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

🚰Vlera e këtij granti është 9.15 milionë euro. Kjo shifër do të rrisë efikasitetin e përdorimit të ujit dhe të nxisë produktivitetin bujqësor në zonat ku do të zhvillohet projekti.

💦Ky projekt ka synim përmirësimin dhe modernizimin e shërbimit të ujitjes, uljes së humbjeve të ujit dhe kostos së prodhimit, si dhe për të rritur produktivitetin bujqësor”, ka shkruar Peci.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Zbulohen mbi 800 produkte mjekësore të padeklaruara me vlerë mbi 26 mijë euro

Zbulohen mbi 800 produkte mjekësore të padeklaruara me vlerë mbi 26 mijë euro

Mbahet konferenca përgatitore në rastin “Thaçi 2”, gjykimi shtyhet deri më 14 prill

Mbahet konferenca përgatitore në rastin “Thaçi 2”, gjykimi shtyhet deri më 14 prill

Reagon ZRrE: Tarifat e reja janë të detyrueshme për gjithë furnizuesit në tërë territorin e Kosovës

ZRRE paralajmëron masa në rast të gabimeve në njehsorët elektrikë

Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

Mospërputhje të kohës në disa njehsorë, dërgohen për verifikim

Mospërputhje të kohës në disa njehsorë, dërgohen për verifikim

Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën