Ai tha se kjo nuk është e vërtetë, por tha se në momentin që janë ndërmarrë hapat për ta ndryshuar ligjin për pagën minimale dhe në të nuk janë përfshirë veteranët atëherë është marrë vendim që të protestohet.
“Ka pasur deklarime të disa deputetëve të pozitës se këtë protestë po e nxitë opozita, gjë që nuk është e vërtetë sepse veteranët e luftës asnjë plan nuk e kanë pasur para një muajve të protestojnë. Ata janë pajtuar me 170 euro, në momentin që keni vepruar, keni ndërmarrë hapa me ndryshuar këtë ligj, në atë moment është marrë vendim të protestojmë. Kjo pra ka qenë arsyeja që na ka shtyrë neve të dalim aty në protestë”, tha Qeriqi.
Ai po ashtu pohoi se ka protestuar edhe në të kaluarën, në kohën e qeverive tjera duke theksuar se nuk ka protestuar asnjëherë për ndonjë subjekt politik.
“Duhet ta keni të qartë se unë kam protestuar edhe në të kaluarën, edhe në qeveritë e kaluara kam protestuar njëjtë sikur sot, pra nuk kom dalë për asnjë subjekt politik për asnjë deputet por kam dalë pikërisht për ata luftëtarët të cilët i keni parë sot”, tha ai tutje./Teve1.info/







