tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Qeriqi: Në Izbicë dëshmohet se Serbia ka qenë e vendosur të shfarosë popullin shqiptar

tëvë1 nga tëvë1
28/03/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, u bënë homazhe në kompleksin memorial në Izbicë të Skenderajt, në 24-vjetorin e masakrës, ku janë vrarë 147 persona, gjashtë prej të cilëve ende të zhdukur.

Xhevdet Qeriqi nga Organizatat e dala nga lufta u shpreh se në Izbicë dëshmohet që Serbia ka dashur të shfarosë qytetarët e Kosovës.

Për krimet e kryera, Qeriqi tha se duhet të gjykohet dikush dhe jo që padrejtësisht të gjykohen luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Këtu dëshmohet që Serbia ka qenë e vendosur që me çdo çmim ta çfarosë popullin shqiptar. Është një vend i sakrificës, i vuajtjes, një vend ku janë masakruar edhe fëmijë deri në moshën njëvjeçare, pleq, fëmijë, gra. Kështu që, për këtë krim duhet të gjykohet dikush, e jo padrejtësisht të akuzohen e gjykohen luftëtarët e UÇK-së”, u shpreh ai.

Qeriqi shpreson që shumë shpejt ish-krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë.

“Normalisht duke pasur parasysh se vet ishin udhëheqës të luftës së UÇK-së edhe sot jemi të lirë falë sakrificës, angazhimit të tyre bashkë me shumë luftëtarë të UÇK-së kemi ardhur në këtë ditë. Është me të vërtetë një zbehje, por do të shpresojmë dhe do të besojmë që shumë shpejt edhe ata do t’i kthehen Kosovës të lirë”, tha ai.

Ndërsa, deputetja Ganimete Musliu u shpreh se masakra e Izbicës është dëshmi e gjallë se çka ka ndodhur aty në vitin 1999.

Ajo potencoi se Kosova duhet të jetë krenare me të kaluarën e saj.

“Sot jemi këtu për të kujtuar 147 të rënët në Izbicë. Kjo është një dëshmi e fortë dhe një fakt i gjallë se çka ka ndodh këtu në vitin 1999…Ende kemi varre të zbrazëta, që familjarët i presin më të dashurit e tyre. Askush s’ka dhanë përgjigje për ta. Prandaj, populli i Kosovës duhet të jetë krenar me të kaluarën e vet. Institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm në veprimet që bëjnë, në vendimet që marrin, sepse ky vend ka dhanë shumë, liria ka kushtu shumë dhe ne kemi obligim që gjakun që është derdh për këtë vend mos ta lajmë asnjëherë të jetë gjak i humbur”, u shpreh ajo.

Musliu tha rëndesa e dhimbjes është dhumë e madhe pasi ish-krerët e UÇK-së gjenden në Hagë. Ajo tha se ata kanë bërë përpjekje maratonike për të mbrojtur popullsinë civile nga agresori serb dhe për të ndalur gjenocidin në Kosovë.
“Është e tmerrshme kur i sheh çlirimtarët në Hagë, ndërsa kriminelët të lirë nëpër Serbi dhe është e pafalashme që Gjykata Speciale sot i dënon çlirimtarët në emër të popullit, në emër të cilit popull, në emër të kujt i dënon? Cili popull i dënon çlirimtarët e vet. Prandaj, konsideroj që bota të reflektojë mbi atë se çka ka ndodhë.”, tha ndër të tjera ajo.

Sot, janë bërë 24 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, kanë veçuar 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i kanë vrarë dhe masakruan, ndërsa pjesën tjetër e kanë dëbuar jashtë Kosovës. Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore është bërë lajm botëror. 24 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk ka dalë para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare.

Të ngjashëm

LAJMET

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
LAJMET

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
LAJMET

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
LAJMET

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Aksident me tre të lënduar në Maxhunaj të Vushtrrisë

02/06/2023
LAJMET

Sveçla: Policia dhe AKI kanë arritur t’i identifikojnë kriminelët në veri

02/06/2023

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk e konteston domosdoshmërinë për zgjedhje të parakohshme në veri, por paraprakisht duhet...

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
0

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri vlerëson se në situatën aktuale, nuk duhet të ketë zgjidhje në veri. Ai bëri...

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
0

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka dhënë kritika të forta për kryeministrin Kurti, i cili para disa ditës...

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mohuar pretendimet se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë në trazirat e fundit në...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.