TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Qëndron Kastrati ushtron kallëzim penal ndaj Kadri Rahimajt për mosekzekutim të vendimeve gjyqësore dhe vetëgjyqësi

nga tëvë1
29 Gusht, 2023
0
A A
Qëndron Kastrati ushtron kallëzim penal ndaj Kadri Rahimajt për mosekzekutim të vendimeve gjyqësore dhe vetëgjyqësi

Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka ushtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ndaj kryetarit aktual të kësaj komune, Kadri Rahimaj si dhe ndaj Afrim Dervishit, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mosekzekutim i vendimeve gjyqësore” dhe “Vetëgjyqësi”.

Në kallëzimin penal të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se është vepruar në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit dhe të asaj Themelore, përmes të cilave vendime ishte vendosur të mos zhvillohej procesi mësimor në shkollat e mbyllura, deri në vendosjen meritore sipas padisë.

“I dyshuari ka vepruar në kundërshtim me vendimet vijuese gjyqësore: (1) Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, me numër ARJ nr.67/2022, të datës 25.08.2022; (2) Aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, Departamentit për Çështje Administrative, me numër AA.nr.322/2022, të datës 06.05.2022; dhe (3) Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentin për Çështje Administrative, me numër A.nr.202/2022, të datës 21.03.2022 i plotfuqishëm nga data 25.08.2022 (tutje, të tri vendimet së bashku referuar si “Vendimet gjyqësore”)”, thuhet në kallëzim penal.

Tutje, thuhet se vendimet gjyqësore janë marrë në konfliktin administrative të iniciuar nga Venhar Rahimi në cilësi të paditësit/propozuesit dhe nga Qëndron Kastrati, në cilësi të palës së interesit, kundër Komunës së Kamenicës në cilësi të së paditurës.

“Vendimet gjyqësore janë marrë në konfliktin administrativ të inicuar nga z. Venhar Rahimi – në cilësi të Paditësit/Propozuesit dhe nga Qëndron Kastrati – në cilësi të Palës së Interesit, kundër Komunës së Kamenicës – në cilësi të së Paditurës”, thuhet më tej.

Aty thuhet se objekt i këtij kontesti ka qenë vendimi i Komunës së Kamenicës me numër 390, i 29 dhjetorit 2021 dhe se përmes vendimeve të gjykatave të tri shkallëve, ishte vendosur të mos zhvillohet procesi mësimor në shkollat e mbyllura deri në vendosjen meritore sipas padisë.

“Përmes Vendimit nr.390, Komuna e Kamenicës ka shfuqizuar pjesërsisht një vendim tjetër të marrë nga ajo, përkatësisht nga Qëndron Kastrati si Kryetar i Komunës, më datë 09.09.2022, me numër të protokolit 19870, (“Vendimi nr.19870”). Ndërkaq, përmes Vendimeve gjyqësore, gjykatat e tri shkallëve kanë aprovuar kërkesën time dhe të Venhar Rahimit dhe kanë shtyrë ekzekutimin e Vendimit nr.390. Rrjedhimisht, gjykatat kanë lënë në fuqi Vendimin nr.19870. Kjo nënkupton që gjykatat kanë vendosur që, deri në vendosjen meritore sipas padisë, të mos zhvillohet procesi mësimor në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Skenderbeu” (ShFMU “Skenderbeu”), në fshatin Kopernicë, ShFMU “Sadri Misini”, në fshatin Shipashnicë e Poshtme, ShFMU “Asllan Thaçi”, në Karaqevë të Poshtme, ShFMU “Xhelal Sopi”, në Petroc, (tutje referuar si “Shkollat e mbyllura”), në Komunën e Kamenicës”, thotë kallëzimi penal.

Por, thuhet se përkundër që gjykatat kanë ndaluar vijimin e mësimit në ato objekte, kryetari Rahimaj dhe personat tjerë përgjegjës të Komunës së Kamenicës nuk kanë përfillur gjykatat, përkatësisht vendimet gjyqësore.

“Kjo për shkak që kanë lejuar zhvillimin e mësimit në Shkollat e mbyllura me fillim nga muaji Tetor 2022 – kur edhe ka filluar viti mësimor në Shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta në Kosovë. Një gjë e tillë dëshmohet edhe nga ditarët e ShFMU “Skenderbeu”, thuhet në kallëzim penal.

Po ashtu, kallëzimi penal u ushtrua edhe nën dyshimin se të dyshuari kanë kryer veprën penale “Vetëgjyqësi”.

“Për shkak të mos-përfilljes së gjykatës, përkatësisht mos-zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lejimit të zhvillimit të procesit mësimor në Shkollat e mbyllura rezulton se të dyshuarit kanë tentuar të vendosin vet për këtë rast. Veprimet e tilla arbitrare të lejuara nga i dyshuari, në mënyrë të njëanshme, sikurse kemi argumentuar më sipër, janë në kundërshtim me vendimet gjyqësore dhe konsistojnë në kryerjen e veprës penale të vetëgjyqësisë”, thuhet në kallëzim penal.

Kastrati ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan që pas shqyetimit të kallëzimit penal, të nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj dy të dyshuarve dhe të dyshuarve tjerë të mundshëm dhe më pas të ngrisë aktakuzë për kryerje të veprave penale të lartpërmendura.

“Rrjedhimisht, kërkoj nga Prokuroria Themelore në Gjilan që, pas shqyrtimit meritor të këtij Kallëzimi, të nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të dyshuarve dhe të dyshuarve të tjerë të mundshëm dhe, më pas, të ngrisë aktakuzë kundër të dyshuarve për shkak të kryerjes së veprave penale në fjalë”, thuhet në fund.

Lidhur me këtë, “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me kryetarin Rahimaj, i cili tha se nuk është i informuar se ndaj tij është ngritur kallëzim penal.

“Jo nuk jam i informuar, prej juve po informohem dhe mund të konfirmoj se mësimi po mbahet ende në këto ambiente”, Rahimaj.

Po ashtu, mediumi ka provuar të kontaktojë edhe me Afrim Dervishin, mirëpo i njëjti deri në publikimin e këtij raporti, nuk është përgjigjur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Erdogan pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Erdogan pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon largimin nga Reali, gati për Brazilin

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X