Kryeministri i vendit Albin Kurti e ka cilësuar si të pranueshëm për Kosovën, këtë propozim.
E si më të pranueshëm për Kosovën se sa për Serbinë, këtë dokument e ka cilësuar edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
E shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se për shkak të mungesës së transparencës, ata ende nuk kanë një qëndrim të qartë për këtë dokument.
Tëvë1 gjatë ditës ka provuar të marr një qëndrim edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por ata nuk kanë pranuar të deklarohen për këtë çështje.
Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.