TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qendra “Gjenocidi në Kosovë”u drejtohet institucioneve kërkon zhbërjen e Speciales dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

by Tëvë1
38 minuta ago
1
A A
Qendra “Gjenocidi në Kosovë”u drejtohet institucioneve kërkon  zhbërjen e Speciales dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” u është drejtuar me një letër krerëve të institucioneve, deputetëve dhe kryetarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Në letër, Qendra e ka cilësuar vendimin e 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara të Kosovës si një goditje të rëndë ndaj dispozitave themelore të Kushtetutës së Kosovës.

“Aktgjykimi politik i Dhomave të Specializuara të Kosovës i datës 16 shtator 2026 është një goditje e rëndë ndaj dispozitave themelore të Kushtetutës së Kosovës, sepse realizimin e pavarësisë së shtetit tonë e konsideron si rezultat të vrasjeve sistematike, arrestimeve, ndalimeve, trajtimeve çnjerëzore dhe formave të tjera të dhunës, që janë në kundërshtim të plotë me normat e së drejtës së përgjithshme humanitare ndërkombëtare. Të brengosur për shkak të rrezikut që ngërthen në vetvete ky vendim për pavarësinë e shtetit të Kosovës, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” ju drejtoi memorandumin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe zhbërjen e të ashtuquajturës “Gjykatë Speciale””, thuhet në letër.

Qendra ka ngritur gjithashtu shqetësime lidhur me përbërjen e panelit të Apelit, duke theksuar se, sipas saj, gjyqtarët e caktuar kanë qenë pjesë e paneleve të mëparshme në raste të tjera të Dhomave të Specializuara. Për këtë arsye, ajo vlerëson se edhe rezultati i procesit të Apelit mund të jetë i njëjtë me vendimet e mëparshme, të cilin e ka cilësuar si “DÉJÀ VU”.

“Si në çdo proces politik, për të shmangur befasitë, sajuesit e procesit që kishte për qëllim kriminalizimin e luftës për pavarësi të Kosovës nga Serbia, përcaktuan gjykatësit që kanë qenë pjesë e paneleve të mëparshme të Apelit në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës.Prandaj rezultati i vendimit të Panelit të Apelit është DÉJÀ VU!Në këtë kontekst të jashtëzakonshëm, çështja e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe abrogimi i nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës janë imperativ kategorik!”, thuhet më tej.

Në përfundim të letrës, Qendra thekson se, sipas saj, vetëm zhbërja e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe e Zyrës së Prokurorit të Specializuar mund ta mbrojë Kosovën nga ajo që e cilëson si një rrezik të madh për vendin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për krime lufte në Komunën e Kaçanikut

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për krime lufte në Komunën e Kaçanikut

​Qeveria mban sot mbledhjen e radhës

​Qeveria mban sot mbledhjen e radhës

Von der Leyen nis vizitën në rajon, sot në Tiranë e nesër në Prishtinë

Von der Leyen nis vizitën në rajon, sot në Tiranë e nesër në Prishtinë

Moti sot

Temperaturat deri në 23 gradë, mot kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën