Këta frigoriferë pritet të qëndrojnë në depo si materiale rezervë, derisa të paraqitet nevoja për vënie në përdorim.
Fatmir Sfishta, drejtor i Qendrës së Studentëve ka treguar për Tëvë 1 se sipas kontratës, garancioni i frigoriferëve është pesë vite.
Ndryshe, tenderi i fundit për kësi lloj furnizimi kishte qenë para tre viteve ku frigoriferët kishin qëndruar në depo, derisa është paraqitur nevoja për ndërrim me ata që veçse po përdoreshin.
Kronika e realizuar nga Florijeta Dernjani.