Një video që pretendon se shfaq një qeli luksoze brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin është bërë virale në Shqipëri të premten.
Gazetari Artan Hoxha, i cili ka publikuar pamjet, e ka cilësuar ambientin si “hotel me shtatë yje”.
Në pamjet e publikuara shihet një ambient luksoz i pajisur me televizor, mini-kuzhinë, shtrat dhe dollap.
Sipas gazetarit Hoxha, investimet në këtë ambient dyshohet se janë bërë nga bota e krimit, ndërsa ai thekson se një gjë e tillë është e pazakontë për një institucion të sigurisë së lartë.
Ai ka deklaruar se videon e ka siguruar nga një i burgosur.
Sipas tij, qelia i përket një ish-ortaku të Ervis Martinajt, i njohur si “bosi i lojërave të fatit”, i cili prej vitesh rezulton i zhdukur.








