TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qelaj: Trajtimi i personave me çrregullime mendore mbetet sfidues

by teve1
9 muaj ago
1
A A
Qelaj: Trajtimi i personave me çrregullime mendore mbetet sfidues

Trajtimi i personave me çrregullim mendor në institucionet e privimit të lirisë, po konsiderohet ajo pjesa më problematike dhe më sfiduese për Shërbimin Korrektues të Kosovës, policinë dhe institucionet ku mbahen personat e tillë.

Në konferencën e mbajtur “Shëndeti mendor në institucionet e privimit të lirisë: Roli i MKP-ve në mbrojtjen e të drejtave si dhe sigurimin e mbikëqyrjes efektive”, organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, avokati i popullit, Naim Qelaj tha se një problematike tjetër është edhe harmonizimi i legjislacionit dhe mungesa e kapaciteteve profesionale.

“Nga hulumtimet tona ka dalë që trajtimi i personave me çrregullim mendor është pjesa më problematike dhe më sfiduese për institucionet edhe institucionin korrektues, Shërbimin Korrektues të Kosovës, policinë, institucionet ku mbahen. Problematika tjetër edhe me harmonizimin e legjislacionit edhe me mungesën e kapaciteteve profesionale edhe problematikat që lidhën me koordinimin dhe ndërveprimin e institucioneve”, tha Qelaj.

Ai po ashtu shtoi se mungesa e institucionit të veçantë për shëndetin mendor të burgosurve po ashtu është një problematikë e madhe, e cila do trajton personat në varësi nga substancat narkotike.

“Ekziston një problem tjetër në Kosovë, mungesa e institucioneve të veçanta, i cili do të trajtonte personat në varësi nga substancat narkotike dhe mjete tjera dhe se në vazhdimësi trajtohen në të njëjtin institucion me persona të tjerë që kanë çrregullime mendore dhe kjo paraqet problem, sfidë për institucionet dhe besoj që ne të ardhmen do të ketë veprime konkrete lër tu zgjidhur si problem”, shtoi ai.

Ndërsa, eksperti nga Këshilli i Evropës, Vladimir Ortakov, u shpreh se një nga nismat kryesore është projekti ne vazhdim për përmirësimin e trajtimit të personave të privuar nga liria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e drejtësisë.

Ortakov tha se janë zhvilluar një numër trajnimesh mbi të drejtat e njeriut, të cilat kanë prodhuar rezultate shumë pozitive.

Ai theksoi se është rritur dukshëm niveli i njohurive mes punonjësve në institucionet e privimit nga liria.

“Këshilli i Evropës është i angazhuar në disa aktivitete që synojnë përmirësimin e kushteve në vendet e privimit nga liria.Një nga nismat më të rëndësishme është projekti në vazhdim për përmirësimin e trajtimit të personave të privuar nga liria në Kosovë, i cili zgjat nga viti 2022 deri në vitin 2025. Sa i përket aktiviteteve të mëparshme, do të jem i shkurtër: janë zhvilluar një numër trajnimesh mbi të drejtat e njeriut, të cilat kanë prodhuar rezultate shumë pozitive. Jam i kënaqur të theksoj se të gjitha këto aktivitete nuk kanë mbetur vetëm si dokumente në sirtarë apo si ide të pakonkretizuara – përkundrazi, kanë lënë gjurmë të dukshme në praktikë. Janë organizuar trajnime të shumta, janë hartuar manualë mbi shëndetin mendor, veçanërisht në kontekstin e burgjeve, dhe është rritur dukshëm niveli i njohurive mes punonjësve në institucionet e privimit nga liria”, u shpreh Ortakov./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muja: Gjykata Kushtetuese e paqëndrueshme, partitë të gjejnë konsensus për presidentin

Muja: Gjykata Kushtetuese e paqëndrueshme, partitë të gjejnë konsensus për presidentin

Gërvalla paralajmëron finalizim të pakos për Reformën në Drejtësi

Gërvalla paralajmëron finalizim të pakos për Reformën në Drejtësi

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

Gjini: LVV nuk ka vullnet për ta përmbyllur çështjen e presidentit pa zgjedhje të reja

E shtuna me reshje shiu

Reshje shiu dhe bore gjatë fundjavës, IHMK paralajmëron ngrica të rrezikshme për bujqësinë

Muja: Gjykata Kushtetuese e paqëndrueshme, partitë të gjejnë konsensus për presidentin

Muja: Gjykata Kushtetuese e paqëndrueshme, partitë të gjejnë konsensus për presidentin

“Dardanët” ndezin Bratisllavën para sfidës Sllovaki–Kosovë

“Dardanët” ndezin Bratisllavën para sfidës Sllovaki–Kosovë

Gërvalla paralajmëron finalizim të pakos për Reformën në Drejtësi

Gërvalla paralajmëron finalizim të pakos për Reformën në Drejtësi

Vritet shefi ushtarak i Huthëve, Izraeli merr përgjegjësinë

Huthët paralajmërojnë ndërhyrje nëse përshkallëzohet lufta Izrael-SHBA kundër Iranit

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Emisioni “Ditari” 26.03.2026

Emisioni “Ditari” 26.03.2026

Rita Ora uron Shqipërinë dhe Kosovën para ndeshjeve

Rita Ora uron Shqipërinë dhe Kosovën para ndeshjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën