TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Që nga fillimi i sulmeve, Izraeli vrau 14 shkencëtarë iranian të nivelit të lartë

by teve1
1 vit ago
2
A A
Që nga fillimi i sulmeve, Izraeli vrau 14 shkencëtarë iranian të nivelit të lartë

Izraeli ka shkaktuar dëme të mëdha në programin bërthamor të Iranit përmes një serie sulmesh ajrore dhe vrasjesh të synuara që kanë eliminuar të paktën 14 shkencëtarë të nivelit të lartë, duke shënuar një ndër ndërhyrjet më të ashpra ndaj trurit pas teknologjisë bërthamore iraniane.

Megjithatë, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, këto veprime mund të ngadalësojnë progresin iranian, por jo ta ndalin përfundimisht atë.

Në një intervistë për Associated Press, ambasadori izraelit në Francë, Joshua Zarka, deklaroi se vrasjet e shkencëtarëve do ta bëjnë “pothuajse të pamundur” që Irani të zhvillojë armë bërthamore, edhe nëse ndonjë pjesë e infrastrukturës apo e materialeve ka mbijetuar nga sulmet e furishme të fundit, përfshirë bombat kundër bunkerëve të hedhura nga bombarduesit amerikanë të gjeneratës së fundit.

“Fakti që i gjithë grupi kryesor u eliminua, e kthen programin prapa për disa vite,” tha Zarka.

Sipas ushtrisë izraelite, në valën e parë të sulmeve më 13 qershor, u vranë nëntë nga shkencëtarët, të cilët kishin dekada përvojë në fusha të tilla si kimia, materialet, eksplozivët dhe fizika bërthamore.

Të gjithë kishin rol qendror në ndërtimin dhe zhvillimin e armëve bërthamore, sipas burimeve izraelite.

Një tjetër shkencëtar iranian, Mohammad Reza Sedighi Saber, u vra në një sulm të mëvonshëm izraelit, njoftoi televizioni shtetëror iranian. Ai kishte mbijetuar një sulmi të mëparshëm ku kisishte vrarë djali i tij 17-vjeçar.

Megjithatë, qeveritë evropiane dhe analistët e sigurisë ndërkombëtare e shohin këtë si një veprim që ndonëse dëmton përkohësisht kapacitetin teknik të Iranit, nuk zhduk potencialin afatgjatë të vendit për të rindërtuar.

Sipas tyre, njohuritë shkencore nuk mund të fshihen me forcë ushtarake dhe vetëm një zgjidhje e negociuar mund të garantonte ndalimin e përhershëm të programit bërthamor iranian.

“Sulmet nuk mund të shkatërrojnë dijet që Irani ka mbledhur gjatë dekadave, as ambiciet e regjimit për t’i përdorur ato për të ndërtuar një armë,” deklaroi Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, para ligjvënësve në Dhomën e Komunave.

Mark Fitzpatrick, një ish-diplomat amerikan dhe ekspert për çështjet e mospërhapjes bërthamore, theksoi se edhe nëse infrastruktura dhe personeli dëmtohen, njohuritë bazë mbeten të ruajtura.

“Planet do të ekzistojnë ende, dhe brezi i ardhshëm i doktorantëve do të jetë në gjendje t’i kuptojë ato. Bombardimet ose vrasjet e njerëzve mund ta ngadalësojnë procesin për një kohë, por në fund gjithçka do të rindërtohet,” u shpreh Fitzpatrick.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së Eric Wendt

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së Eric Wendt

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Irani thotë se i ka paraqitur SHBA-së planin për rihapjen e Hormuzit

Irani thotë se i ka paraqitur SHBA-së planin për rihapjen e Hormuzit

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën