TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PZAP shqipton rreth 40 mijë euro gjoba – A mund të ndiqen penalisht ata që thyejnë rregullat elektorale

Për gati tre javë fushatë zgjedhore, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka shqiptuar disa gjoba ndaj subjekteve politike. Totali i gjobave ka arritur gati në 40 mijë euro, derisa shkeljet më të mëdha të rregullave elektorale që kapin vlerën më të madhe të gjobave, janë ato të nxitjes së urrejtjes.

by Doresa Geci
2 orë ago
0 0
A A

17 mijë euro gjobë, i janë grumbulluar deri më tani “Nismës Qytetare për Skenderaj”, me kandidat Sokol Halilit.

Ai u gjobit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas ankesave për përdorim të gjuhës që nxit urrejtje ndaj kundërkandidatit të PDK-së për kryetar të Skenderaj.

Me 8 mijë e 400 euro gjobë në total, u dënua Lidhja Demokratike e Kosovës, 2 mijë e 500 Lëvizja Vetëvendosje, e AAK me 500 euro gjobë.

Këto tre subjekte politike, u dënuan kryesisht për shfrytëzim të institucioneve dhe hapësirave publike për të bërë fushatë zgjedhore.

Por këto nuk janë gjobat e vetme të shqiptuara nga PZAP, përgjatë këtyre javëve të fushatës elektorale.

Vlera totale e gjobave të shqiptuara, është afro 40 mijë euro, për shkelje të ndryshme të rregullave elektorale, por që kryeson nxitja e urrejtjes.

“Deri më sot, sipas të dhënave që ne i kemi siguruar nga platforma PZAP, janë shqiptuar gjithsej 37 mijë 400 euro gjobë për subjektet politike, për kandidatët për kryetarë dhe kandidatët për kuvende komunale, të cilët gjatë kësaj periudhe kanë shkelur rregullat e fushatës zgjedhore, qoftë duke përdorur gjuhë nxitëse dhe urrejtëse, qoftë duke shfrytëzuar resurset publike për përfitim të votave, qoftë duke vendosur posterë nëpër objekte publike, dhe shkelje të tjera të cilat jaën evidentuar me rastin e ankesave të parashtruara nga palët në PZAP”, deklaroi Vullnet Bugaqku nga KDI.

E pikërisht nxitja e urrejtjes në kuadër të fushatës zgjedhore nga kandidatët për kryetarë komunash dhe kuvend komunal, mund të pasojë edhe me ndjekje penale të tyre.

“Nxitja e urrejtjes duhet të trajtohet në dy dimensione. Dimensioni i nxitjes së urrejtjes në kuptim të shkeljes së rregullave elektorale gjatë fushatës zgjedhore, e që kjo do të thotë se duhet të trajtohet si gjobë. Mirëpo, nëse ka një nxitje të urrejtjes që i plotëson elementet e veprës penale, për shkak se nxitja e urrejtjes është edhe vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe nëse shkon deri në intensitetin që prek deri në veprën penale, atëherë duhet të trajohet si vepër penale nga ana e prokurorisë”, tha Gëzim Shala nga KDI.

Ndaj vendimeve të PZAP, palët kanë të drejtë ankesë në Gjykatën Supreme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izmir Zeqiri rrëfen përballjen me tensionet në veri: Plumbat na kaluan pranë veshëve, Zubin Potoku u kthye në fushë lufte

Izmir Zeqiri rrëfen përballjen me tensionet në veri: Plumbat na kaluan pranë veshëve, Zubin Potoku u kthye në fushë lufte

Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

Raporti i Auditimit: Mbi 6 mijë ndërtime pa leje dhe prerje ilegale të pyjeve në zonat e mbrojtura

Raporti i Auditimit: Mbi 6 mijë ndërtime pa leje dhe prerje ilegale të pyjeve në zonat e mbrojtura

“Pshtim prej neve s’ka, simbolet e Kosovës do të qëndrojnë aty” – Katër kryetarët e komunave veriore paralajmërojnë fitore e sfidë të fort

“Pshtim prej neve s’ka, simbolet e Kosovës do të qëndrojnë aty” – Katër kryetarët e komunave veriore paralajmërojnë fitore e sfidë të fort

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën