TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PZAP-ja e lë në fuqi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e opozitës serbe për zgjedhjet e qershorit

by Tëvë1
6 muaj ago
4
A A
PZAP-ja e lë në fuqi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e opozitës serbe për zgjedhjet e qershorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka konfirmuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar listën opozitare serbe “Bashkë fitojmë” për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Ankesa e kësaj liste është refuzuar me arsyetimin se nuk janë përmbushur kushtet ligjore të nevojshme për regjistrim në garë zgjedhore.

Sipas institucioneve zgjedhore, lista kishte paraqitur 1.087 nënshkrime mbështetëse, por gjatë procesit të verifikimit janë konstatuar parregullsi të shumta. Një numër i konsiderueshëm i formularëve nuk përmbanin të dhëna të plota kontaktuese, ndërsa disa persona të kontaktuar nga autoritetet kanë deklaruar se nuk kishin dhënë nënshkrimin e tyre.

KQZ-ja kishte kërkuar plotësimin e dokumentacionit dhe korrigjimin e mangësive të evidentuara, por sipas vendimit, këto kërkesa nuk janë përmbushur brenda afatit të caktuar.

Në këtë listë opozitare bënin pjesë disa subjekte politike dhe iniciativa qytetare serbe, përfshirë Demokracinë Serbe, Lëvizjen Popullore Serbe dhe iniciativën “Veriu për të Gjithë”.

Përfaqësuesit e “Bashkë fitojmë” kanë kundërshtuar vendimin, duke deklaruar se kanë dorëzuar mbi 1.400 nënshkrime dhe se kërkesa për numra telefoni të nënshkruesve nuk ka qenë praktikë e mëhershme në procese zgjedhore. Ata e kanë cilësuar trajtimin e rastit si të paprecedentë.

Megjithatë, lista ka ende mundësi ligjore që çështjen ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Supreme.

Ndërkohë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit janë certifikuar edhe disa subjekte të tjera politike serbe, përfshirë Listën Serbe dhe partinë e Nenad Rashiqit “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”.

Tags: KQZmoscertifikimiopozita serbePZAPTeve1zgjedhjet e 7 qershorit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta

Mot sot në Kosovë, kryesisht i vranët

Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite tri projektligje dhe raporti i Auditorit

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën