TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Putin thotë se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë në mars

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Putin: Mercenarë nga Kosova po luftojnë në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se do të kandidojë edhe për një mandat në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, të planifikuara për 17 mars 2024.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS, Putin ka njoftuar se do të kandidojë sërish, pasi mori pjesë në një ceremoni në Kremlin, për të nderuar me ‘Yllin e artë të heroit’ ushtarët që kishin marrë pjesë në luftën në Ukrainë.

Aty, Putini u pyet nga një kolonel nëse do të kandidonte përsëri dhe ai e pohoi këtë.

Një mandat i ri do ta mbante atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030.

Putinit iu dorëzua mandati i presidentit nga Boris Yeltsin në vitin 1999 dhe prej atëherë ka qëndruar në pushtet si president apo kryeministër.

Politikanët e opozitës i cilësuan zgjedhjet si një gjethe fiku të demokracisë që e zbukuron atë që ata e shohin si diktaturë të korruptuar të Rusisë së Putinit.

Politikani i burgosur i opozitës, Aleksei Navalny, dhe mbështetësit e tij u kërkuan personave me të drejtë vote në Rusi që të votojnë për “çdo kandidat tjetër” përveç Putinit, edhe pse “rezultatet përfundimtare do të manipulohen”.

Putini, megjithatë, nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar nëse ai do të kandidojë në zgjedhjet e planifikuara të mbahen mes 15 dhe 17 marsit të vitit të ardhshëm.

Sipas analistëve, Putini nuk do të përballet me asnjë kundërshtar të madh dhe pritet të kërkojë një mandat sa më të madh që të jetë e mundur për të fshehur mosmarrëveshjet e brendshme rreth luftës në Ukrainë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Kuvajti bëhet qendra e re e koordinimit ushtarak të vendeve të Gjirit

Kuvajti bëhet qendra e re e koordinimit ushtarak të vendeve të Gjirit

​Komisioni Evropian nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor

​Komisioni Evropian nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor

Pezullohen kontratat 40-orëshe për mësimdhënësit në Prishtinë, palët presin unifikimin deri në fund të janarit

Pezullohen kontratat 40-orëshe për mësimdhënësit në Prishtinë, palët presin unifikimin deri në fund të janarit

Mbulohet nga bërlloku, frika nga qentë, mungesa e ndriçimit publik – “Kodra e Trimave” me “një mijë” probleme

Mbulohet nga bërlloku, frika nga qentë, mungesa e ndriçimit publik – “Kodra e Trimave” me “një mijë” probleme

Punëtorët teknik të QKMF-së dhe QMF-ve në Viti prej katër muajsh kanë mbetur pa paga

Punëtorët teknik të QKMF-së dhe QMF-ve në Viti prej katër muajsh kanë mbetur pa paga

Vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët, VV: Kjo gjykatë po prodhon padrejtësi

VV: 2,18 milionë euro nga fondet e BERZH-it u shpenzuan jashtë destinimit

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

“Këndi i debatit”- 11.10.2026

“Këndi i debatit”- 11.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën