TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Putin shpall gjendje lufte në katër rajonet e aneksuara ukrainase

nga tëvë1
19 Tetor, 2022
0
A A
Reagon Putini për sulm ndaj Ukraines: Kush ndërhyn do të ta pësojë

Këto katër rajone ukrainase Moska pretendon se i ka aneksuar.

“Kam nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së luftës në këto katër subjekte të Federatës Ruse”, tha Putin gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, që u transmetua drejtpërdrejt.

Kremlini më pas publikoi dekretin ku thuhet se gjendja e luftës do të hyjë në fuqi mëngjesin e 20 tetorit.

Putin nuk tregoi se çfarë hapash konkretë do të ndërmerren pas shpalljes së gjendjes së luftës.

Dekreti i tij u jep agjencive të zbatimit të ligjit tri ditë afat për të paraqitur propozime specifike.

“Ne po punojmë që të zgjidhim çështjet e vështira që të mbrojmë sigurinë e Rusisë dhe të garantojmë të ardhme të sigurt, të mbrojmë njerëzit tanë”, tha Putin.

“Ata që janë në vijat e luftës ose janë duke u trajnuar për luftë në qendrat trajnuese, duhet ta ndjejnë mbështetjen tonë dhe duhet të dinë se kanë pas vetes shtetin dhe popullatën”, shtoi ai.

Dhoma e Lartë e Parlamentit rus pritet të mblidhet shpejt për të miratuar vendimin e Putinit për shpalljen e gjendjes së luftës. Pritet që kjo masë të përfshijë kufizimin e udhëtimeve dhe tubimeve publike, por edhe dhënien e fuqive më të mëdha për autoritetet e zbatimit të ligjit.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Pasi Moska mbajti referendume të rreme në katër rajonet ukrainase, më 30 shtator Putin nënshkroi dekretin për aneksimin e tyre. Kievi dhe Perëndimi e kanë cilësuar vendim të paligjshëm aneksimin e katër rajoneve ukrainase, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 80 njerëz të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas

Mbi 80 njerëz të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas

Çfarë është aleanca BRICS dhe cilët liderë po marrin pjesë në samit?

Çfarë është aleanca BRICS dhe cilët liderë po marrin pjesë në samit?

Netanyahu shtyn udhëtimin për në Uashington mes debatit për rekrutimin e ultra-ortodoksëve

Netanyahu shtyn udhëtimin për në Uashington mes debatit për rekrutimin e ultra-ortodoksëve

Tragjedia e një fëmije në Gaza: 3-vjeçari me plagë në tru pas sulmit izraelit

Tragjedia e një fëmije në Gaza: 3-vjeçari me plagë në tru pas sulmit izraelit

Mbi 80 njerëz të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas

Mbi 80 njerëz të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas

Ismajli drejt Napolit

Ismajli në Torino për teste mjekësore

Oficeri i FSK-së Qendrim Imeraj, diplomon në ShBA

Oficeri i FSK-së Qendrim Imeraj, diplomon në ShBA

Arrestohet një person për sulm seksual në Prishtinë

Dyshohet se sulmoi seksualisht një grua, arrestohet i dyshuari

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Foshnja vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

Gjendet mjet i dyshimtë në një fushë në Prizren, intervenon FSK

Gjendet mjet i dyshimtë në një fushë në Prizren, intervenon FSK

Në Vërmicë ekstradohet shtetasi i Shqipërisë, kërkohej nga Policia e Kosovës

Lëvizje e lirë në kufi, s’ka kolona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X