TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Putin mbështet në zgjedhje Vuçiqin: Shpresoj se do të bëhet kryeministër i Serbisë

by teve1
31 minuta ago
0
A A
Putin mbështet në zgjedhje Vuçiqin: Shpresoj se do të bëhet kryeministër i Serbisë

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur publikisht mbështetjen për Aleksandar Vuçiqin, duke thënë se shpreson që ish-presidenti serb të bëhet kryeministër i Serbisë.

Deklarata e Putinit vjen para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi dhe në një kohë kur Beogradi vazhdon të refuzojë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, shkruajnë mediat serbe, transmeton KosovaPress.

Duke folur në seancën plenare të Klubit Ndërkombëtar të Diskutimit “Valdai”, Putin e vlerësoi politikën që Vuçiq ka ndjekur ndaj Moskës dhe gatishmërinë e tij për vazhdimin e bashkëpunimit me Rusinë.

“Udhëheqja aktuale e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili deri vonë ishte president dhe, shpresoj, në të ardhmen do të jetë kryeministër, po ndjek një politikë të përmbajtur dhe po tregon dëshirë për bashkëpunim me Rusinë. Ne këtë sigurisht e mirëpresim dhe do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë”, tha Putin.

Presidenti rus veçoi si një prej pikave kryesore të këtij raporti vendimin e Beogradit për të mos iu bashkuar sanksioneve kundër Moskës.

“E mirëpresim qëndrimin shumë të përmbajtur të Serbisë për një sërë çështjesh kyçe dhe shumë të ndjeshme, si dhe refuzimin e saj për vendime që nënkuptojnë sanksione kundër Rusisë”, deklaroi ai.

Vuçiq dhe Putin kanë ruajtur kontakte politike edhe gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë. Ata u takuan në Moskë në maj të vitit 2025, kur Putin kishte lavdëruar atë që e quajti “kurs të pavarur dhe sovran” të Serbisë në politikën ndërkombëtare.

Marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Moskës shtrihen edhe në sektorin energjetik, me Serbinë që vazhdon të mbështetet në furnizimet ruse me gaz. Vuçiq dhe Putin kanë zhvilluar gjithashtu bisedime për marrëveshjet e furnizimit me gaz.

Qëndrimi i Beogradit ndaj Moskës ka qenë vazhdimisht pikë dallimi me Bashkimin Evropian. Brukseli i ka kërkuar Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim, që ta harmonizojë politikën e jashtme me atë të BE-së, përfshirë masat ndaj Rusisë.

Putin gjatë fjalimit foli edhe për serbët në rajon, duke akuzuar atë që ai e quajti “Perëndimi kolektiv” për trajtim të padrejtë ndaj tyre.

Ai pretendoi se serbët janë “ndarë me forcë” në disa shtete dhe entitete.

“Serbët janë bërë një popull i ndarë në Evropë – dhe i ndarë me forcë. Kjo është e padrejtë”, tha Putin.

Presidenti rus përmendi edhe takimin e tij me liderin serb të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, dhe Marrëveshjen e Dejtonit, duke pretenduar se serbëve u imponohen zgjidhje nga jashtë.

“Çdo padrejtësi çon në komplikime dhe konflikte”, deklaroi Putin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Numri i të vdekurve nga Ebola në Kongo kalon shifrën 4000

Numri i të vdekurve nga Ebola në Kongo kalon shifrën 4000

Ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës Denis Matoshi, i dënuar me 10 vite burg për trafik droge

Ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës Denis Matoshi, i dënuar me 10 vite burg për trafik droge

Një kosovar theret me thikë në një hotel në Cyrih

Një kosovar theret me thikë në një hotel në Cyrih

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

​Ganimete Musliu lëshon mbledhjen e Komisionit për Administratë

​Ganimete Musliu lëshon mbledhjen e Komisionit për Administratë

Numri i të vdekurve nga Ebola në Kongo kalon shifrën 4000

Numri i të vdekurve nga Ebola në Kongo kalon shifrën 4000

Kurti takohet për herë të parë me Trumpin në kuadër të Asamblesë së OKB-së

Kurti takohet për herë të parë me Trumpin në kuadër të Asamblesë së OKB-së

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Zhegrova për Sportmediaset: “Si rezervist? Ishte vendim i trajnerit”

Dogana dhe Gjykata e Apelit diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Dogana dhe Gjykata e Apelit diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

“Mesditë”-02.10.2026

“Mesditë”-02.10.2026

Putin mbështet në zgjedhje Vuçiqin: Shpresoj se do të bëhet kryeministër i Serbisë

Putin mbështet në zgjedhje Vuçiqin: Shpresoj se do të bëhet kryeministër i Serbisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën