TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Putin: Luftëtarët e Wagner-it mund t’i bashkohen ushtrisë ruse ose të shkojnë në Bjellorusi

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Putin: Luftëtarët e Wagner-it mund t’i bashkohen ushtrisë ruse ose të shkojnë në Bjellorusi

Presidenti rus, Vladimir Putin, i është adresuar kombit, pas rebelimit të armatosur të shefit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin gjatë fundjavës. Putin tha se luftëtarët e Wagner-it mund t’i bashkohen ushtrisë ruse, por ai shtoi se nëse ata nuk duan, ai do të mbajë premtimin dhe do t’i lejojë që të shkojnë në Bjellorusi.

Putin u tha rusëve se ata që organizuan rebelimin dëshironin që Rusia të humbë “dhe që shoqëria jonë të mbytej në gjak, por ata i bënë keq llogaritë”.

“I falënderoj ushtarët dhe komandantët e Wagner-it që nuk derdhën gjak: ju mund të nënshkruani kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes [së Rusisë] apo të shkoni në Bjellorusi”, tha ai.

Gjatë adresimit të tij të shkurtër, Putin nuk e përmendi Prigozhinin, por tha se organizatorët e revoltës kanë tradhtuar popullin rus.

Sipas presidentit rus “shumica dërmuese” e grupit Wagner janë patriotë të Rusisë.

“Duke u kthyer [nga marshimi drejt Moskës], ata shmangën një gjakderdhje të mëtejme”, shtoi Putin.

Gjatë adresimit, Putin tha se të gjitha vendimet e nevojshme janë marrë që në fillim për të neutralizuar kërcënimin. Sipas tij, “rebelimi do të shtypej gjithsesi dhe organizatorët e kuptuan se veprimet e tyre ishin kriminale”.

Më herët gjatë 26 qershorit, shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, tha se qëllimi i marshimit të trupave të tij drejt Moskës ishte për të shpëtuar kompaninë e tij dhe jo një përpjekje për të rrëzuar Qeverinë ruse.

Në fundjavë, grupi Wagner, gjatë një rebelimi të shkurtër mori nën kontroll qytetin Rostov-on-Don, që gjendet në kufi me Ukrainën. Një grup i mercenarëve u nisën drejt Moskës. Por, Prigozhin vendosi që të tërhiqte trupat, pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Kremlini më pas kishte njoftuar se Prigozhin ishte nisur drejt Bjellorusisë, por në audio-mesazhin e publikuar më 26 qershor, shefi i Wagner-it nuk bëri të ditur vendndodhjen e tij.

Ky rebelim paraqiti kërcënimin më të madh për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Luftëtarët e Wagner-it po ashtu kanë marrë pjesë në luftimet në Ukrainë.

Prigozhin dhe Lukashenka, ndarazi kanë deklaruar se tërheqja e trupave të Wagner-it u bë për të parandaluar “gjakderdhjen” në Rusi. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtria izraelite gradon oficerin që urdhëroi ekzekutimin e civilëve në Gaza

Ushtria izraelite paralajmëron se plani i Netanyahut për okupimin e Gazës mund të qoj në vrasjen e të gjithë pengjeve

Izraeli godet sërish me dron në Liban: Një i vdekur dhe dy të plagosur

Izraeli godet sërish me dron në Liban: Një i vdekur dhe dy të plagosur

Raport: Microsoft Cloud po përdoret për mbikëqyrjen masive të palestinezëve nga Izraeli

Raport: Microsoft Cloud po përdoret për mbikëqyrjen masive të palestinezëve nga Izraeli

Netanyahu kërcënon se do rifilloj luftën nëse pengjet nuk lirohen

Netanyahu deklaron se Izraeli ka për qëllim të marrë kontrollin e plotë mbi të gjithë Gazën

Ramadani: “Në Prishtinë nuk do ti pranojmë tri gola, por mund ti shënojmë”

Ramadani: “Në Prishtinë nuk do ti pranojmë tri gola, por mund ti shënojmë”

Trajneri i Steauas pret ndeshje të vështirë në Prishtinë

Trajneri i Steauas pret ndeshje të vështirë në Prishtinë

VV i sheh zgjedhjet opsion real, deputeti i PDK-së: Fatmirësisht kurrë nuk pres diçka si ata

VV i sheh zgjedhjet opsion real, deputeti i PDK-së: Fatmirësisht kurrë nuk pres diçka si ata

Jashari insiston se donte vetëm Milanin

Jashari insiston se donte vetëm Milanin

Demaku: Protesta masive, sinjal i qartë për devijimet e Speciales

Demaku: Protesta masive, sinjal i qartë për devijimet e Speciales

Green e Morris i bashkohen KB Pejës

Green e Morris i bashkohen KB Pejës

Becali nuk e quan më Dritën të dobët

Becali nuk e quan më Dritën të dobët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X