TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pushteti – dorëlirë me deputetët, dorështrënguar me mësimdhënësit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pushteti – dorëlirë me deputetët, dorështrënguar me mësimdhënësit

Shkruan: Agron Halitaj

Janë bërë më shumë se dy javë që shkollat publike të vendit qëndrojnë të mbyllura për nxënësit, shkaku i përplasjes Qeveri-SBAShK, rreth një shume prej 100 eurosh që grevistët kërkojnë t’u ndahet si shtesë mujore – deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Por, kjo Qeveri që e ka shtrënguar dorën për mësimdhënësit, nuk ka reaguar ngjashëm me deputetët që kanë planifikuar privilegje shtesë, pavarësisht se kanë të hyra mujore tre-katërfish, e disa edhe pesëfish më të mëdha se mësimdhënësit.

Ditën kur është miratuar Rregullorja e re e Punës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka nxituar para kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, që ta cilësojë këtë akt si kalim të testit të demokracisë, duke e mbajtur të fshehur arsyen se pse ky dokument ka arritur të kalojë pikërisht tani, pasi për më shumë se 10 vjet deputetët e legjislaturave të mëhershme kanë dështuar ta bëjnë këtë.

Arsyeja është se me Rregulloren e re të Kuvendit është përcaktuar që gjatë ushtrimit të funksionit të tij, “deputeti DUHET të ketë zyrë, mbështetje profesionale dhe teknike nga stafi politik i emëruar për këtë qëllim”, siç do të “përcaktohet me akt të veçantë të Kryesisë së Kuvendit”. Kjo i bie që Kuvendi është i obliguar që secilit deputet t’ia mundësojë punësimin e një “profesionisti politik”.

Meqë disa prej deputetëve veçse kanë staf të tillë mbështetës, llogaritet se janë edhe rreth 100 të tjerë që do të përfitojnë nga mundësia që u është dhënë për ta punësuar dikën. Llogariteni pastaj koston shtesë buxhetore vjetore, nëse paga minimale e secilit të punësuar do të jetë 700 euro. Është mbi 800 mijë euro. Por, kjo nuk është e gjitha! Në shprehje pastaj vijnë zyrat.

Marrë për bazë se në objektin e Kuvendit nuk ka hapësirë të mjaftueshme për zyra për të gjithë deputetët, atëherë Kryesia obligohet që me akt të veçantë të përcaktojë se deri në çfarë shume deputetët mund të marrin zyra me qira. Se sa para do të shpenzohen për këtë qëllim do ta marrim vesh më vonë, por padyshim se do të jenë goxha shumë- me qindra mijëra euro sigurisht. Dhe, prapë kjo nuk është e gjitha! Secila zyrë duhet inventarizuar dhe normalisht që edhe kjo ka kosto shtesë. E gjitha në kurriz të buxhetit të Kuvendit, e gjitha në kurriz të buxhetit të shtetit, e gjitha mbi kurrizin e taksapaguesve.

Kësaj i thonë “gjakderdhje financiare”. Kësaj i thonë dorështrënguar me nevojtarët- dorëlirë me politikanët. Kësaj i thonë se kur është fjala për përfitime personale e grupore, pozitë e opozitë dinë të gjejnë gjuhë të përbashkët. E, kur janë në pyetje nevojat e kategorive të tjera të shoqërisë, dinë të bëjnë vetëm zhurmë.

Ata që e vënë interesin personal para interesit të përgjithshëm shoqëror, nuk mund të moralizojnë para masave se sa janë të kujdesshëm për ruajtjen e kuletës së shtetit. Të tillët nuk mund t’i gjykojnë qytetarët e shtresës së gjerë të shoqërisë për sjellje të papërgjegjshme, nëse këta të fundit nuk kërkojnë as më shumë e as më pak se një jetë të dinjitetshme. Të veshurit me privilegje e kanë për detyrim që të gjejnë zgjidhje, në çfarëdo rrethane, dhe qytetarëve t’ua sigurojnë mirëqenien.

Pakënaqësia qytetare asnjëherë nuk nxitet nga luksi, por nga nevoja për të bërë një jetë të rehatshme. Prandaj, kurdo që situata del jashtë kontrollit, si rrjedhojë e pakënaqësive sociale, fajin nuk duhet kërkuar te qytetarët, sepse përgjegjësia rëndon kryekëput mbi pushtetin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Çfarë solli takimi Trump-Putin?

Çfarë solli takimi Trump-Putin?

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

Krasniqi: Qeverisja e mirë do të vazhdojë edhe për katër vite në Prizren

Krasniqi: Qeverisja e mirë do të vazhdojë edhe për katër vite në Prizren

Kandidati i VV-së për Obiliqin: Program ynë bazohet në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, jo të operatorëve ekonomikë

Kandidati i VV-së për Obiliqin: Program ynë bazohet në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, jo të operatorëve ekonomikë

“InfoNata” 18.09.2025

“InfoNata” 18.09.2025

Liga e Kampionëve: Rashford dy gola për Barcën, City pa problem me Napolin

Liga e Kampionëve: Rashford dy gola për Barcën, City pa problem me Napolin

Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Beogradi gënjen, Qeveria e Kosovës do t’iu mbrojë

Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Beogradi gënjen, Qeveria e Kosovës do t’iu mbrojë

Çeku: Kontrata e sheshit ”Xhorxh Bush” me shkelje të rënda, të hetohet

Çeku: Kontrata e sheshit ”Xhorxh Bush” me shkelje të rënda, të hetohet

Çeku: Mandati i Ramës katastrofal, s’di qysh ka fytyrë me kërkuar edhe një

Çeku: Mandati i Ramës katastrofal, s’di qysh ka fytyrë me kërkuar edhe një

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën