TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pushimet verore, ku janë çmimet më të ulëta e ku më shtrenjtë

nga TËVË 1
3 Qershor, 2023
0
A A
Pushimet këtë verë – Çfarë duhet të keni patjetër me vete?

Pushimet vjetore në jug të Evropës janë përgjithësisht më të lira për gjermanët sesa pushimet në atdheun e tyre. Ndonjëherë dukshëm më të lira. Këtë e tregojnë të dhënat e reja të Entit Federal të Statistikave (Destatis), i cili krahasoi kostot e shërbimeve në gastronomi dhe akomodimit në hotele në vende të ndryshme evropiane.

Rritja e kostove të energjisë dhe ushqimit ndikon në uljen e buxhetit të disponueshëm të shumë njerëzve në Gjermani për udhëtime turistike, theksojnë statisticienët gjermanë. “Megjithatë, veçanërisht në vendet e Europës Jugore apo vendet turistike të Europës Juglindore, niveli i çmimeve të shërbimeve në gastronomi dhe hotelieri është dukshëm më i ulët se në Gjermani”, shton Destatis.

Shqipëria dhe Turqia: 56% më lirë se Gjermania

Niveli i çmimeve në Shqipëri dhe Turqi ishte më i ulëti ndër vendet e krahasuara nga Byroja Federale e Statistikave. Në të dyja këto vende, çmimet e shërbimeve turistike ishin 56% më të ulëta se në Gjermani. Në Portugali dhe Maltë, kostot e të ngrënit në restorante dhe qëndrimi në hotele ishin 28% më të ulëta për turistët gjermanë sesa në vendlindje.

Në Spanjë, Poloni dhe Republikën Çeke, të njëjtat shërbime janë paguar mesatarisht 18% më pak në mars të këtij viti (muaji në të cilin Destatis ka analizuar çmimet) sesa në Gjermani. Në Kroaci dhe Qipro – 17% më pak. Në Greqi, kursimet arritën në 21%. Çmimet ishin edhe më të favorshme në Mal të Zi dhe Rumani – ku akomodimi në hotel dhe shkuarja në një restorant mund të ishte 46% më lirë se në Gjermani. Sipas Destatis, Kroacia është një vend më i shtrenjtë për turistët sesa konkurrentët e saj evropiano-jugor, Turqia, Greqia, Portugalia dhe Spanja.

Për sa u përket vendeve në jug të Evropës, nga të gjitha vendet në të cilat Destatis analizoi çmimet, Italia ishte më e shtrenjta. Por edhe në gadishullin Apenin, sipas statisticienëve gjermanë, niveli i çmimeve në hotele apo restorante në periudhën e hulumtuar ishte pesë për qind më i ulët se në Gjermani.

Zvicra: 61% më e shtrenjtë se Gjermania

Për qytetarët e Republikës Federale, një pushim në veri të Evropës ose në disa vende fqinje është më i shtrenjtë se një pushim veror në Gjermani. Nga të gjitha vendet e anketuara, Zvicra ishte më e shtrenjta në mars. Atje, për të njëjtin shërbim (restorant ose natë në hotel) duhej paguar 61% më shumë se në Gjermani. Destinacionet e njohura turistike si Danimarka apo Norvegjia janë gjithashtu më të shtrenjta – me më shumë se 40%.

Finlanda është pak më e lirë, por gjithsesi dukshëm më e shtrenjtë se Gjermania: netët e hoteleve dhe shërbimet gastronomike ishin 25% më të shtrenjta atje sesa në Republikën Federale të Gjermanisë në mars të këtij viti. Në Irlandë, turistët duhej të paguanin 21% më shumë, pushimet në Suedi ishin 17% më të shtrenjta se në Gjermani, ndërsa në Austri 15%.

Në Francën fqinje, një nga destinacionet turistike më të njohura të Gjermanisë, në mars duhej të paguhej tetë për qind më shumë për akomodimin në hotel dhe në restorante sesa në Gjermani, njoftoi Destatis.

Gjermanët nuk kursejnë gjatë pushimeve

Edhe pse kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm në Gjermani gjatë muajve të fundit dhe norma e inflacionit ka arritur një nivel rekord, dhe pavarësisht pasigurive që lidhen me ecurinë e mëtejshme të luftës në Ukrainë, shumica e turistëve gjermanë në këtë sezon veror duan që më në fund (prapë) të shijojnë pushimet e tyre pa shumë shqetësime. Sipas të dhënave të publikuara muajt e fundit, industria e turizmit pret vazhdimin e trendit pozitiv nga viti i kaluar, në të cilin vëllimi i udhëtimeve turistike arriti nivelin e një viti përpara pandemisë së virusit korona, raporton DW.

Nga nëntori 2021 deri në fund të tetorit 2022, shpenzimet për udhëtime janë dyfishuar (nga 28.8 në 58.6 miliardë euro), konfirmoi Shoqata e Operatorëve Turistikë Gjerman (DRV). Rritje veçanërisht e fortë në atë periudhë u vu re në sektorin e ashtuquajtur “aranzhimet paushale”. Në shkurt të këtij viti u publikua “Analiza e Turizmit Gjerman”, do të thotë rezultatet e një sondazhi me 3000 persona mbi 18 vjeç – gjashtë nga dhjetë të anketuar thanë se po planifikonin një udhëtim turistik këtë sezon. “5 destinacionet kryesore turistike në valën kryesore gjatë verës do të jenë Turqia, Spanja, Greqia, Egjipti dhe Portugalia”, parashikojnë përfaqësuesit e DRV.

Tags: Destatiskostotpushimet verore
ShareTweet

Postime të ngjashme

Si të shmangni tragjeditë në ujë: Paralajmërim dhe këshilla të rëndësishme për pushuesit

Si të shmangni tragjeditë në ujë: Paralajmërim dhe këshilla të rëndësishme për pushuesit

Si ta kuptoni që kremi kundër diellit ka skaduar dhe cilat janë rreziqet e përdorimit?

Si ta kuptoni që kremi kundër diellit ka skaduar dhe cilat janë rreziqet e përdorimit?

Limoni, deodoranti më i thjeshtë dhe natyral – ja si mund ta aplikoni

Limoni, deodoranti më i thjeshtë dhe natyral – ja si mund ta aplikoni

A është mirë për shëndetin të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen

A është mirë për shëndetin të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Mos mbajtja e seancës brenda 48 orëve, a është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës?

Mos mbajtja e seancës brenda 48 orëve, a është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës?

Gashi: Alarmi për bombë në Kuvend i rrejshëm

Gashi: Alarmi për bombë në Kuvend i rrejshëm

​Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim

​Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim

Galatasaray dhe Inter fillojnë bisedimet për Calhanoglun

Galatasaray dhe Inter fillojnë bisedimet për Calhanoglun

Ismajli te Torino, të hënën firmoset marrëveshja trivjeçare

Ismajli te Torino, të hënën firmoset marrëveshja trivjeçare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X