TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pushimet ditore të papërballueshme, çmimet në plazhet e Lalëzit rritje me 60%

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pushimet ditore të papërballueshme, çmimet në plazhet e Lalëzit rritje me 60%

Me infrastrukturë të dedikuar kryesisht për familje mesatare dhe nën këtë nivel, këtë sezon ato janë bërë të papërballueshme.

Përveç naftës çmimet e çadrave dhe shërbimeve të tjera janë rritur së paku me 60% këtë sezon.

Shpenzimet ditore për një person që udhëton nga Tirana me automjetin e tij në një nga plazhet më të lira të Shën-Pjetrit në zonën e Gjirit të Lalëzit arrijnë 3500 Lekë nga 2100 Lekë që ishin vitin e kaluar, nëse merren në konsiderate shpenzimet minimale ( karburanti, çadra, një kafe +ujë).

Për të përshkuar pak më shumë se 80 kilometra nga Tiranë në Lalëz ( vajtje+ardhje) makinë mesatare i duhen rreth 2500 Lekë karburant nga rreth 1500 Lekë një vit më parë. Shpenzimet për naftën janë rritur së paku me 66% në krahasim me vitin e kaluar.

Çmimi një çadre është rritur me 60%, në 800 Lekë në rastin më të mirë nga 500 Lekë që ishte vitin e kaluar. Gjithashtu çmimet janë rritur edhe baret dhe restorantet. Një kafe e shoqëruar me ujë kushton së paku 30% më shtrenjtë se vitin e kaluar.

Kostot e larta të plazheve popullore që frekuentohen nga shtresa mesatare e kryeqytetit, po i kthejnë ata në plazhe “luksi”. Për shkak të çmimeve të larta, frekuentimi i tyre është ulur ndjeshëm.

Administratorët e plazheve pohuan se numri i frekuentuesve në fundjavë ka rënë së paku me 50% për qind, duke i çliruar ato që kanë mundësi të përballojnë kostot, prej trafikut dhe mbipopullimit. Por, sipas tyre rritja ishte e pashmangshme prej rritjes së qirave, lëndëve të para etj.

Popullsia me të ardhura nën mesataren dhe shtresa e pensionistëve e ka të vështirë të përballojë kostot e pushimeve ditore këtë vit.

Sezoni turistik këtë vit ka nisur më shpejt se vitet e tjera për shkak të kohës së favorshme në krahasim me vitet e tjera. Pavarësisht çmimeve më të larta shtetasit e huaj që zgjedhin Shqipërinë për fundjave apo për pushime po rritet.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë pesë mujorit të parë ishte mbi 1.6 milionë persona me rritje vjetore mbi 54%.

Heqja e masave kufizuese për udhëtimet pas pandemisë nga shumica e vendeve ka çuar në rritje të udhëtarëve. Me gjasë të këtë sezon do të konsumohen pushimet e munguara. Por për një pjesë të popullsisë me nivel të ulët ekonomik, plazhet dhe strukturat hoteliere po bëhen të pakapshme. /Monitor.al

Tags: Plazhet e Lalëzit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Trump përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë

Trump: Zelensky “do të duhet të bëjë një marrëveshje” me Rusinë

Komisioni hetimor i OKB-së konkludon se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

Turqia dënon operacionin tokësor izraelit në Gazë: Fazë e re e planeve gjenocidale

Spanja voton të bojkotojë Eurovisionin nëse Izraelit i lejohet të marrë pjesë

Spanja voton të bojkotojë Eurovisionin nëse Izraelit i lejohet të marrë pjesë

Canaj: Qëndrimi i Rubinit ndaj Gjykatës Speciale, reflektim i qasjes së SHBA-ve

Canaj: Qëndrimi i Rubinit ndaj Gjykatës Speciale, reflektim i qasjes së SHBA-ve

Rubin: Thaçi nuk ishte i hapur me mua në Rambuje, kishte eprorë nga të cilët kërkonte miratimin

Dita e dytë e dëshmisë në Hagë – Rubin: Kjo nuk është drejtësi

Mbappe udhëheq Real Madridin, dy gola në fitoren ndaj Marseille

Mbappe udhëheq Real Madridin, dy gola në fitoren ndaj Marseille

Emisioni “Info Nata” 16.09.2025

Emisioni “Info Nata” 16.09.2025

Debuton Zhegrova dhe ndihmon Juventusin të marrë një pikë me Dortmundin

Debuton Zhegrova dhe ndihmon Juventusin të marrë një pikë me Dortmundin

Haliti i LVV-së premton ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit në Ferizaj

Haliti i LVV-së premton ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit në Ferizaj

Mozzikut i konfiskohen dy orë të shtrenjta, raportohet se është ndaluar

Mozzikut i konfiskohen dy orë të shtrenjta, raportohet se është ndaluar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën