TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pupovci: Sistemi i vlerësimit të mësimdhënësve do të pësojë ndryshime

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Pupovci: Sistemi i vlerësimit të mësimdhënësve do të pësojë ndryshime

Dukagjin Popovci

Pupovci, ka thënë se sistemi aktual i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve nuk është efektiv.

“Kjo çështje tashmë është duke u rregulluar edhe me ligj. Mirëpo, ne kemi vërejtur që gjatë kësaj periudhe sistemi aktual i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve nuk është efektiv, sepse bëhet vetëm një herë në pesë vjet dhe bëhet nga ana e inspektoratit të arsimit, i cili thjesht nuk ka kapacitet që ta bëjë një vlerësim të tillë për 23 mijë mësimdhënës, sa janë afërsisht në Kosovë”, tha Pupovci.

Edhe njohësit e çështjeve të arsimit, vlerësojnë se ka nevojë për ndryshim të këtij sistemi.

Rinor Qehaja, nga instituti “Edguard”, tha se është i domosdoshëm një ristrukturim i sistemit të vlerësimit, në mënyrë që mësimdhënësit të kenë një vlerësim të vazhdueshëm të performancës.

“Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve me legjislacionin në fuqi, lë shumë për të dëshiruar dhe ka shumë pikëpyetje. Kështu që, një ristrukturim i të njëjtit është i domosdoshëm, në mënyrë që të sigurohemi që mësimdhënësit të kenë një vlerësim të vazhdueshëm të performancës. Pra, jo vlerësim një herë në pesë vjet, jo vlerësim nga drejtori ose inspektori, me paralajmërime që nuk janë valide dhe të besueshme. E rëndësishme është që mësimdhënësit nga vlerësimi i performancës të kuptojnë se ku çalojnë, ku kanë ngecje dhe t’u ofrohet përkrahje institucionale që t’i korrigjojnë ato. Pra, ky duhet të jetë qëllimi i vlerësimit të performancës”, tha Qehaja.

Sipas Ministrisë se Arsimit, deri në fund të vitit, do të këtë një sistem tjetër të vlerësimit të performancës, e i cili do të jetë më i zbatueshëm. Nga ana tjetër, do të mundësojë edhe licencimin në atë formë që licencat të lidhen edhe me pagat e tyre./rtk/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parandalohet futja e substancave narkotike në Dubravë

Parandalohet futja e substancave narkotike në Dubravë

Tahiri kërkon nga Qeveria masa urgjente për përballimin e krizës ekonomike dhe rritjen e çmimeve

Tahiri kërkon nga Qeveria masa urgjente për përballimin e krizës ekonomike dhe rritjen e çmimeve

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

Shoferi i autobusit dyshohet se humbi kontrollin, 14 persona të lënduar në aksident

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën Skenderaj-Klinë

Drita e fiton derbin

Drita e fiton derbin

Shoferi i autobusit dyshohet se humbi kontrollin, 14 persona të lënduar në aksident

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën Skenderaj-Klinë

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

31-vjeçarja nga Kosova gjendet e vdekur në një hotel në Durrës

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën