TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punimi ku degradohet UÇK-ja, Basha arsyetohet, OVL kërkon shkarkimin e tij

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka arsyetuar praninë e tij në një hulumtim shkencor të vitit 2012, ku mes tjerash thuhet se UÇK u financua edhe nga trafikantët e drogës. Këto arsyetime nuk i pranuan organizatat e dala nga lufta, që kërkuan shkarkimin e menjëhershëm të tij. Pavarësisht kësaj, Basha vazhdoi punën.

by Fidan Zejnullahu
10 muaj ago
1 0
A A

Për herë të parë para gazetarëve, doli si kryekuvendar.

E konferencën e parë, Dimal Basha, e thirri për ta arsyetuar bashkautorësinë  në një hulumtim të vitit 2012.

Në të, mes tjerash, thuhet se fondet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, vinin edhe nga trafikantët e drogës.

Basha tha, se është autor i vetëm një kapitulli ku nuk përmendet UCK-ja, ndërsa pjesa tjeter i takon Jana Arsovskas.

“Unë në vitin 2012 në kohën kur kam qenë student, sikurse edhe plot studentë të tjerë kemi dorëzuar hulumtime për publikim. Unë aso kohe kam bërë hulumtim për çështjen e depërtimit të islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, por që gjithmonë ka pasur në fokus Kosovën. Unë kam dërguar hulumtimin që lidhet me vetëm këtë temë dhe këtu përfundon përgjegjësia ime lidhur me punimin në fjalë. Sa për dijeni edhe tema ime e diplomës që kam master, në vitin 2013 të publikuar, gjithashtu e mbulon vetëm këtë pjesë. Asnjë fjalë të vetme aty nuk e gjeni fjalën UÇK apo çka do tjetër”, tha Basha.

Pavarësisht se hodhi firmën në hulumtimin ku njolloset UÇK, Basha tha se lufta është e shenjtë për të.

“Unë Dimal Basha, si kryetar Kuvendi dhe si çdo qytetar i kësaj republike kam të shenjtë luftë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e popullit tonë për liri. Unë u përulem secilit që ka kontribuar në luftë dhe paqe. Dua të deklaroj me përgjegjësinë më të madhe qytetare dhe kombëtare që kurrë në jetën time nuk është shkruar dhe nuk do të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë dhe kjo nuk do koment sepse distancohem nga të gjithë ata që kanë shkruar kundër kësaj vlere”, u shpreh kryetari i Kuvendit.

Basha nuk pranoi pyetje nga gazetarët.

Ndërsa, arsyetimet e tij, nuk po i pranojnë në Organizatën e Veteranëve të Luftës.

“Kategoritë e dala nga lufta e UCK-së kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës dhe nisjen e hetimeve nga prokuroria e shtetit të Kosovës. Arsyet dihen, pjesëmarrja në luftë speciale propagandistike kundër UÇK-së dhe Republikës së Kosovës dhe nën dy lidhja personale dhe bashkëpunimi me persona të dyshimtë përfshirë bashkëpunëtorët nga Maqedonia e Veriut të cilët ndikojnë negativisht në zhvillimin dhe integritetin e vendit tonë. OVL-UÇK kërkon përgjegjësi të plotë dhe veprime të menjëhershme nga autoritete për mbrojtjen e të vërtetesës dhe nderin e luftës së UÇK-së. Nëse nuk përfillen kërkesat tona, ne si kategori të dala nga lufta e UÇK-së obligohemi të ndërmarrim veprime të tjera”, tha Hysni Gucati – kryetar i OVL-UÇK-së.

Praninë e Dimal Bashës në këtë hulumtim, nuk e priten mirë as deputetët që ishin pjesë e luftës.

“Më vjen shumë keq që një shqiptar për ta publikuar një shkrim, një punim shkencor, vetëm për t’ia mundësuar publikimin ne një punimi shkencor, ka fyer, ka ofenduar, ka rrënuar, e ka akuzuar vendin e vet, kombin e vet për t’i shërbyer atij vet personalisht”, u shpreh kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Por, as partia opozitare e cila e të martën e votoi për kryetar të Kuvendit.

Pavarësisht zërave, Dimal Basha udhëhoqi seancën konstitutive të se enjtes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Arrestohet dhe më pas lirohet ish-polici i Kosovës, Nexhat Pireva

MPJD del me sqarim për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s në Turqi

Ditari: 25.06.2026

Ditari: 25.06.2026

Në Drenas zhvillohet ushtrimi TTX për menaxhimin e vërshimeve

Në Drenas zhvillohet ushtrimi TTX për menaxhimin e vërshimeve

Një person i vrarë nga sulmet izraelite me dron në Liban, pavarësisht armëpushimit në fuqi

Sulmi izraelit lë të vrarë tre persona në Liban pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Si të ushtroheni në mënyrë të sigurt në mot të nxehtë

Si të ushtroheni në mënyrë të sigurt në mot të nxehtë

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Vapa ekstreme përfshin Evropën, Franca shënon temperatura historike

Evropa përballet me një tjetër ditë me nxehtësi ekstreme dhe rekorde të reja temperaturash

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën