TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Punëtorëve teknikë të UP-së u rriten pagat nga 15 marsi, s’ka marrëveshje ende me QS-në

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Punëtorëve teknikë të UP-së u rriten pagat nga 15 marsi, s’ka marrëveshje ende me QS-në

Sot janë bërë 7 ditë që punëtorët teknikë në Universitetin e Prishtinës dhe në Qendrën e Studenteve kanë filluar grevën. Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë për punëtorët teknikë të Universitet të Prishtinës se janë dakorduar që të kenë rritje të pagave që nga data 15 mars.

Sa i përket Qendrës Studentore Azemi u shpreh se presioni tek punëtoret nuk është duke u ndalur, përveç kësaj ai u shpreh se sigurimi i Qendrës Studentore po e pengon grevën dhe po i mbyll dyert për këta punëtorë.

“Sot jemi në ditën e 7 të grevës, për të cilën dihen kërkesat tona, paraprakisht para se të vinë te ajo që çka kemi të ofruar të institucionet përkatëse të një anshme, në rend të parë dua të njoftoj që në Qendrën Studentore presioni që është duke u bërë sindikalisteve dhe mu si kryetar kjo ka mundur të ndodh vetëm në kohën kur Kosovën e kanë udhëhequr serbet. Ka pasur raste ku në Qendrën Studentore është thyer greva përkundër asaj që ne që në ditën e parë inspektorin e punës e kemi njoftuar dhe deri më sot nuk është intervenuar…Kemi ardhur deri në pozicion ku kryetari i Federatës sindikale, i cili në bazë të ligjit hyn ku të dojë dhe kur të dëshiron ku ka të bëj me punëtoret që i ka anëtar të sindikatës, dje punëtoret e sigurimit në Qendrën Studentore më përcollën kur hyra dhe kur dola, edhe sot në mëngjes u mbyllen dyert e QS-së për punëtoret të cilët këta punëtor janë më të vjetër se vet drejtori aty. ..02:48 Dje Qendra Studentore i kanë ofruar një propozim të dalin nga greva me pagë 20 euro më tepër, normal që ne jemi kthyer mbrapa kemi pa që kjo oferte është jo serioze dhe greva po vazhdon… Sa i përket grevës në Universitetin e Prishtinës, këtu i kanë presionet e veta sidomos nga individ jo institucionale, dje në mënyrë të njëanshme jo nga institucioni jo nga rektorati, është marr një vendim që për këta punëtorët për 3 muaj duke filluar nga 15 marsi eventualisht 3-4 muaj të vazhdohet me pagë 325 euro bruto dhe 300 euro neto. Është fazë kalimtare për të cilën pas 3 muajsh eventualisht 4 muaj duhet të negociohet prape kjo pagë”, u shpreh Azemi.

Fatmire Gjatolli punëtorë në Qendrën e Studenteve tha se kompania iu ka ofruar 20 euro rritje të pagës por këta të fundit nuk e kanë pranuar, ajo shtoi se Qendra që ajo punon për ta është duke ushtruar presion që të kthehen në puna.

“Punoj në Qendrën e Studentëve, kemi filluar grevën të premten të shtunën kemi punuar të dielën dhe të hënën ka qenë feste dhe nuk kemi punuar, që nga e mërkura kemi filluar grevën, të cilën e bëjmë për të drejtat tona që pagat të rriten…Kemi komunikuar dje kemi biseduar na ka ofruar 20 euro rritje të pagës…Po janë duke ushtruar presion, na kanë thënë të punojmë por ne nuk jemi duke punuar jemi në greva, ai po bjen (kompania) punëtor në vendin tonë, po punojnë punëtorët… 400 euro po e kërkojmë pagën, kështu e kanë edhe këta që e pastrojnë jashtë, dhe në aq po e kërkojmë”, ceku Gjatolli.

Të kundërtën e thotë U.D drejtorit të përgjithshëm në Qendrës të studenteve, Ekrem Rudari. Ai u shpreh se e mbështet grevën që janë duke e mbajtur punëtorët, por sipas tij, QS nuk është duke i mbyllur dyert për punëtoret.

Ai kërkon që secili nga ta të shkojnë në konvikte që i kanë të caktuara detyrat, arsyeja e kësaj sipas tij është se të gjithë janë duke krijuar zhurmë dhe se kjo po i pengon studentet.

Ai ka komentuar edhe fotografinë për kushtet e grevistëve që është publikuar sot nga kryetari i sindikatës.

“Puna e grevisteve unë mendoj që kanë të drejt të kërkojnë paga, sepse është paga minimale është shumë e ulët mirëpo ne iu kemi shpjeguar që sa kohë kemi mbajtur mbledhje disa herë që nuk kemi mundësi, e kanë nënshkruar një kontrata para disa muaj tre vjeçare me kompaninë e pastrimit. Është kompani private dhe janë privat dhe e kanë nënshkruar, ne i kemi treguar që nga ana jonë ligjore nuk kemi asnjë mundësi për të rritur paga. Kompania ka shkuar iu ka ofruar nga 20 euro në mënyrë njerëzore, ata nuk kanë pranuar dhe grevën janë duke e mbajtur. Mendoj që i kanë thyer pak rregullat, sepse që disa ditë nuk kanë punuar as një orë as një minutë përkundrazi kompania që është e tyre i ka pru disa punëtorë. I sjellin t’i pastroj gjërat elementare ato mundohen që ta pengojnë për mos me pastruar askush, gjë që duke na shkaktuar probleme në pastërti të studenteve dhe kjo është mjaft e ndjeshme…14:02 Deri tani kanë mbajtur grevë në një bibliotekë që mësojnë studentët dhe e kanë përdorur deri sot, mirëpo studentët kanë pasur ankesa sepse kanë bërë shumë zhurme, kanë pi cigare brenda kanë ngrenë kanë pi aty dhe në është dashtë që t’i themi secilit për të qëndruar ku është i caktuar të punoj… Mirëpo uljen që e kanë bërë aty i kanë pasur karriget kanë dashur të ulen të bëjnë një fotografi ulur dhe mes fotografisë janë ulur në karrige”, tha Rudari.

Greva e këtyre punëtorëve ka nisur nga data 16 shkurt për shkak të pagave të ulëta. Sipas tyre, ata marrin rrogë deri në 300 euro, e cila nuk i plotëson nevojat e tyre./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Haradinaj me mesazh për diasporën: Kosova ka nevojë për ju

Mjeku që i qëndroi afër Thaçit, Dr. Adriatik Berisha, i bashkohet PDK-së

Mjeku që i qëndroi afër Thaçit, Dr. Adriatik Berisha, i bashkohet PDK-së

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

PDK-ja thotë se s’ka marrëveshje me Nismën për zgjedhjet e parakohshme

PDK-ja thotë se s’ka marrëveshje me Nismën për zgjedhjet e parakohshme

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Haradinaj me mesazh për diasporën: Kosova ka nevojë për ju

Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Flick e do Asllanin te Barça

Mjeku që i qëndroi afër Thaçit, Dr. Adriatik Berisha, i bashkohet PDK-së

Mjeku që i qëndroi afër Thaçit, Dr. Adriatik Berisha, i bashkohet PDK-së

“Mesditë”- 26.11.2025

“Mesditë”- 26.11.2025

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

Graniti konfirmohet kapiten i Sunderlandit

Sunderlandi me vendim për të ardhmen e Xhakës

Amir Rrahmani, shtylla e mbrojtjes më të mirë në Evropë

Rrahmani flet për Kosovën dhe Napolin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën