TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Punëtorët thonë se “Limak” po i suspendon pasi po sinjalizojnë shkeljet

nga Lindrit Zejnullahu
3 vjet më parë
0
A A
Punëtorët thonë se “Limak” po i suspendon pasi po sinjalizojnë shkeljet

Dejure

Demë Elezaj, inxhinier i ndriçimit të fushës ajrore apo i ndriçimit aeronautik, që nga viti 2002 ka qenë punëtor i aeroportit “Adem Jashari”. Ai më 1 shkurt të këtij viti është suspenduar nga puna, e që si arsye i është dhënë se ka shkelur dispozitat e kontratës së punës. Në arsyetim thuhet se Elezaj ka të regjistruar një biznes aktiv dhe se duke u angazhuar në biznes privat pa aprovim të mëhershëm nga kompania, ka shkelur dispozitat e kontratës së punës.

Por, vet Elezaj, në emisionin “De Jure” në Tëvë1, tha se suspendimi i tij lidhet me raportin që i kishte dërguar menaxhmentit për gjendjen e bazave të dritave në pistë dhe shkeljet e bëra gjatë projektit të zgjatjes se pistës në fund të vitit 2021.

“Suspendimi im lidhet me raportimet e mia për cenimin e sigurisë dhe vërejtjet e bëra për punimet jokualitative dhe jashtë standardeve për projektin e zgjatjes se pistës, projekt ky me vlerë 33 milionë euro që është paguar nga taksapaguesit e Republikës së Kosovës. Vendimit për suspendim i jam përgjigjur me ankesë se pasi tek “Limak-u”, ku e kam faktuar që nuk kam bërë shkelje të kontratës dhe në Inspektoratin e Punës. Përgjigja e “Limakut” ka qenë negative pasi që sipas tyre kam bërë shkelje tjetër si sinjalizues, pasi që problemet e sigurisë i kam bërë publike përmes prononcimit në media. Derisa, Inspektorati i Punës i ka dhënë të drejtë ankesës time”, tha ai.

Pretendimet e Elezajt kanë qenë subjekt i inspektimit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, ku është bërë një raport i auditimit, pretendime të cilat janë vërtetuar me këtë raport.

“De Jure” ka kërkuar një përgjigje nga ana e menaxhmentit të “Limak Kosovo International Airport JSC”, se a është suspenduar nga puna Demë Elezaj për shkak të raportimeve që i ka bërë për cenim të sigurisë dhe vërejtjet e bëra për punimet për projektin e zgjatjes së pistës, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Në anën tjerë, edhe Hamëz Kryeziu, më 19 gusht 2019 është suspenduar nga puna bashkë me nëntë persona të tjerë. Ata kishin sinjalizuar që derisa punëtorët ishin në grevë në aeroplan po ngarkoheshin valixhe të pakontrolluara.

Ai në emisionin “De Jure”, tha se atë ditë është cenuar siguria e aeroportit, pasi që kanë udhëtuar 94 valixhe të pakontrolluara, e që sipas tij, ato kanë kaluar me miratimin e menaxhmentit.

“Arsyeja është pse unë e kam bllokuar procesin e valixheve, për shkak se ajo ka qenë e paligjshme, me ligjet ndërkombëtare është e dënueshme, valixhet nuk guxojnë, një valixhe nuk guxon me hy pa u kontrollu, aty ka mundur me hy armatim, ka mundur me hy me eksploziv, ka mundur me hy gjithçka. Do të thotë në vend që të shpërblehem për atë se çka e kam bërë, e kam larguar një problem se aty udhëtojnë vëllezërit tanë, motrat, baballarët, atyre nuk iu ka interesuar…Çka do të thotë me hy valixhe pa kontroll, një shembull konkret po e marr në qoftë se valixhja hyn edhe kontrollohet po personi nuk hyn në aeroplan, piloti është i detyruar atë valixhe me e gjet, ne me ia gjet atë valixhe dhe me shku me i tregu pilotit për shkak të sigurisë që e gjetëm ne dhe po e kthejmë, nuk udhëton ajo valixhe. Po 90 e diçka valixhe që kanë hyrë pa kontroll, nuk e ka ditë as piloti”, tha ai në emisionin “De Jure”.

Megjithatë, Kryeziu ishte rikthyer në vendin e tij të punës pas marrëveshjes që menaxhmenti i “Limak” kishte arritur me Sindikatën e Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për të mos iu vazhduar më pas kontrata e punës nga ana e menaxhmentit në fillim të vitit 2020.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Hakmarrja e Limak-ut ndaj punëtorëve”, i cili transmetohet në Tëvë1 dhe “Betimi për Drejtësi”./Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmanaj: Publikimi i emrave të gjyqtarëve nga Murati, sulm i rrezikshëm ndaj drejtësisë

Osmanaj: Publikimi i emrave të gjyqtarëve nga Murati, sulm i rrezikshëm ndaj drejtësisë

Vendimi për Thaçin dhe të tjerët, Behrami: Dita e nesërme, test për drejtësinë ndërkombëtare

Vendimi për Thaçin dhe të tjerët, Behrami: Dita e nesërme, test për drejtësinë ndërkombëtare

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Edhe Shkëndija e Tetovës kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Edhe Shkëndija e Tetovës kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X