TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Punëtorët e Trafikut Urban kërkojnë përgjegjësi nga Komuna, i kërkojnë falje udhëtarëve

by TËVË 1
4 muaj ago
1
A A
Punëtorët e Trafikut Urban kërkojnë përgjegjësi nga Komuna, i kërkojnë falje udhëtarëve

Përfaqësuesi i sindikatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi, ka deklaruar se punëtorët e kësaj ndërmarrjeje po kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që të marrë përgjegjësinë për borxhet e akumuluara ndaj Trafikut Urban.

Në ditën e dytë të protestës, Gashi kërkoi falje për ndërprerjen e shërbimeve dhe u bëri thirrje autoriteteve komunale të veprojnë për të zgjidhur situatën.

Ai ka bërë të ditur se shuma totale e borxhit arrin në 3.2 milionë euro.

“Punëtorët e ‘Trafikut Urban’, fillimisht iu kërkojmë ndjesë qytetarëve të Prishtinës, që s’po mundemi me kry shërbimet publike për shkak të mungesës së reflektimit të komunës, ku ajo po është e bazuar me të drejtë… shuma e borxhit është 3 milionë e 200 mijë euro”, tha ai.

Sipas tij, Ministria e Financave ka alokuar 3.2 milionë euro për komunën, por deri tani vetëm 600 mijë euro janë ndarë për Trafikun Urban, që nuk mbulojnë shpenzimet për naftë, paga të punëtorëve dhe sigurime shëndetësore.

Gashi theksoi se mungesa e reagimit të komunës po e vështirëson situatën e ndërmarrjes.

Ai shtoi se janë takuar me Ministrin e Financave, i cili ka premtuar se nëse Komuna ose Asambleja miraton një vendim për bartjen e të hyrave vetanake për vitin 2024, mjetet do t’i alokohen menjëherë Trafikut Urban.

“Ne jemi sektori publik i transportit. Thërrasim komunën dhe kryetarin që të dalë para punëtorëve dhe të marrë përgjegjësinë që i takon”, përfundoi Gashi.

Punëtorët e Trafikut Urban: Tatimet i kemi paguar me të ardhura tonat, naftën e kemi borxh prej muajit maj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

Parashikimi i motit për të shtunën

Moti sot me diell e vranësira

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën