TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë paralajmërojnë përshkallëzim të protestës

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Ka vazhduar protesta në Pallatin e Drejtësisë për kushte jo të mira të punës

Sipas tyre kushtet në këtë objekt janë të rënda, ndërsa thonë se institucionet përgjegjëse nuk po ndërmarrin asgjë në këtë drejtim.

Kërkesa kryesore e tyre është hapja e dritareve të objektit.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi thotë se shqetësimet e tyre kanë nisur prej kur janë zhvendosur në këtë objekt.

Rrustemi thotë se kushtet e rënda në Pallat të Drejtësisë kanë ndikuar që edhe të keqësohet gjendja shëndetësore e shumë punëtorëve.

“Këtë vit ne kem pas në vazhdimësi alivanosje të punëtorëve gjë që është dashur edhe intervenimi i ambulanteve emergjente për shkak të ajrimit jo të mirë, për shkak jo klimatizimit të mirë, për shkak të mungesës së ujit, për shkak të mungesës së ujit edhe në tualete, madje edhe aromatizime më të ndryshme edhe shumë të rënda për shëndetin e njeriut…  Ky objekt nuk është në rregull sepse edhe ka mungesë të oksigjenit dhe ka mungesë të klimatiizmit…  Çka është më e rëndësishme që ne po kemi problem me shëndetin tonë dhe sinqerisht po them që po të kishte pas institucion të mirëfilltë dhe po t’iu bëjnë analizë gjithë punëtorëve të stafit të Pallatit të Drejtësisë analiza shëndetësore po them se kanë me dalë shumë të sëmurë“, theksoi ai.

Rrustemi thotë se kërkesa e tyre kyçe mbetet hapja e dritareve të këtij objekti.

“Nonstop kemi kërkuar të reagohet për shkak të mungesës së oksigjenit, kërkesa jonë ka qenë imediate me i hap këto dritare sepse me klimë nuk po mund t’ia arrijmë, me aromë nuk po mund t’ia arrijmë kështu që e vetmja mundësi është me i hap këto dritare. Unë kam marr informacion se tenderimi veç është bërë në muajin nëntor të vitit të kaluar. Dhe sipas disa fjalëve ofertuese është një firmë nga Istogu mirëpo punët e tenderimit në ministri të MAP-it ende nuk i kanë kompletua sepse veç tenderi është fituar dhe është shpall sipas fjalëve të Këshillit edhe ai Gjyqësor dhe ai Prokurorial kanë participuar me mjete të veta për hapjen e këtyre dritare. Por, zyrtarët e MAP-it nuk e di pse po stagnojnë pse po neglizhojnë me të vërtetë jemi në rrezik”, u shpreh Rrustemi.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi paralajmëron përshkallëzim të protestave nëse nuk reflekton Ministria e Punëve të Brendshme krahas kërkesave të tyre.

“Duke parë edhe volumin e punës dhe ngarkesës fillimisht kemi filluar me protesta prej orës 14:00 deri në 15:40 dhe për këto ditë nuk ka intervenuar dhe nuk kemi marrë kurrfarë lajme, ne do të vazhdojmë për dy-tri ditë kështu, por nëse jo dhe hasim në vesh të shurdhër nga institucionet atëherë do të radikalizohet protesta”, tha ai.

Kosova Press ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me kërkesat e punëtorëve të Pallatit të Drejtësisë, por që nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Problemi me ajrim në objektin e Pallatit të Drejtësisë është përcjellë që nga viti 2014.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Rrugën e Kombit, dy persona dërgohen në spital

Aksident në Rrugën e Kombit, dy persona dërgohen në spital

Llabjani ka mbetur pa rrymë që nga dita e djeshme, banorët kërkojnë ndihmë përmes postimeve në “Facebook”

Llabjani ka mbetur pa rrymë që nga dita e djeshme, banorët kërkojnë ndihmë përmes postimeve në “Facebook”

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Messi shkruan letër motivuese para finales Spanjë – Argjentinë

Messi shkruan letër motivuese para finales Spanjë – Argjentinë

Zbulohet shifra marramendëse e parave që fiton sonte Kombëtarja që triumfon në Kupën e Botës

Zbulohet shifra marramendëse e parave që fiton sonte Kombëtarja që triumfon në Kupën e Botës

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

“Facebook” nuk ka qasje për përdoruesit e kompjuterit

“Facebook” nuk ka qasje për përdoruesit e kompjuterit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën