TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punëtorët e larguar nga Ferronikeli thonë se u befasuan nga vendimi

Kompania “NewCo Ferronikeli Complex”, një nga ndërmarrjet më të mëdha metalurgjike në vend, ka marrë një vendim për të larguar nga puna mbi 300 punëtorë. Punëtorët e prekur thonë se pas shumë vitesh punë, po përballen me një situatë të rëndë dhe të papritur.

by tëvë1
8 muaj ago
2 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Në duar mban kontratën  që ia ndan rrugën përgjithmonë me gjigantin metarlugjik “Ferronikel” në Drenas pas 39 vitesh punë.

Shaban Arllati që nga viti 1986 ka qenë pjesë e ndërmarrjes Ferronikeli, kompanisë metalurgjike që për dekada ka përpunuar nikelin dhe ka qenë një nga eksportuesit kryesorë të vendit.

Arllati  është vetëm njëri nga mbi 300 punëtorët që kompania ka marrë vendim për ta larguar, në përpjekje për të përballuar krizën financiare dhe rritjen e kostove të prodhimit.

“Jam punëtor i “Feronikelit” që nga viti 1986, për momentin i erdh fundi kështu megjithëse nuk e kena prit këtë përfundim se na jemi punëtorë të vjetër këtu mirëpo ja qe i erdhë. Nuk është kon i lehtë tash faktikisht me punu 30 e s’di sa vjet nuk o lehtë po tek e fundit e pranum qa me bo shëndeti është mbi gjitha”, shprehet ai.

Ndër punëtoret e prekur nga ky vendim është edhe Lutfi Halilaj, i cili ka punuar aty për gati 40 vjet.

“Jam kanë normal në punë veç një telefonatë thirrën thanë hajde lajmërohu në drejtori në burime njerëzore, shkova ma dhanë kontratën, po eci prej shpije. Kjo ka ndiku se kur je një punëtor  qe 40 vjet punon aty e ke lënë shëndetin e mu qu me ece”, shprehet Halilaj.

Ani pse kontratën  me “Feronikelin” e kishte të përhershme, ky vendim i erdhi edhe punëtorit Agim Rroku.

“Sot më kanë informu prej drejtorie që duhet me ardhë me shkëput kontratën e punës edhe pse e kom kontratën e përhershme, pra unë për momentin edhe dy vite e gjysmë jam para pensionit. Realisht i kem 40 vjet gati punë qetu e quam krejt kohën tash shko prej shpije merre kontratën, me tri rroga pagesë ti paguam po kjo nuk është ne rregull”, shprehet ky punëtor.

Në anën tjetër në një përgjigje me shkrim për televizionin, Inspektorati i Punës kanë treguar që kanë pranuar ankesa lidhur me largimet nga puna të punëtorëve nga “Feronikeli”.

“Inspektorati Qendror i Punës është duke e trajtuar rastin sipas procedurave ligjore dhe aktualisht jemi në fazën e shqyrtimit dhe zhvillimit të inspektimit në teren. Pas përfundimit të procedurës së inspektimit dhe nxjerrjes së vendimit nga inspektorët përgjegjës të lëndës, ne do t’ju mbajmë të informuar juve dhe publikun, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagim.

Televizioni ka tentuar gjatë ditës që të kontaktojë me kompaninë në fjalë për të marrë një shpjegim me të gjerë lidhur me këtë vendim por të njëjtit nuk kanë pranuar.

Mirëpo sipas një njoftimi nga kjo ndërmarrje ata kanë thënë që krejt ky vendim ka ardhur si shkak i ndaljes së gjatë të aktiviteteve prodhuese dhe kushteve të vështira të tregut që vazhdojnë të ndikojnë në shitje dhe fitime.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagosja në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën