TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Punët e Speciales për një vit

nga Florijeta Dernjani
2 Janar, 2025
1
A A
Një vendim i formës së prerë e shumë probleme, çka e karakterizoi punën e Speciales

Dëshmitarët dhe kontaktet me ta, ishin kryefjala e Speciales për vitin 2024.

Qysh në fillimvit, për ndikim në dëshmitarë dhe në drejtësi, Zyra e Prokurorit të Specializuar, akuzoi tre persona, Haxhi Shalën, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin.

Në këtë rast, u arrit për herë të parë në Speciale edhe marrëveshja për pranim të fajësisë.

Treshja e ndodhur në një aktakuzë të përbashkët, pranuan fajin për ndikim në dëshmitarë dhe u pajtuan për masën e dënimit.

Por, këta të tre nuk ishin të vetmit në shënjestrën e prokurorisë përsa i përket ndërhyrjeve në drejtësi.

Subjekt i hetimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, u bënë persona që vizitonin ish krerët e UÇK-së, në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Rrjedhimisht, u kryen edhe bastisje në vendbanimet e tyre, derisa në fund i arrestuan shumicën prej tyre.

Bashkë me Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu, Hajredin Kuçi, nën pretendime për pengim të drejtësisë, është edhe Hashim Thaçi.

Akuzat e reja për Thaçin, vlerësohen si të pabaza.

“Njëra prej veprave me të cilat akuzohet presidenti Thaçi, është pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare sipas nenit 401 të Kodit Penal. Element esencial i kësaj vepre penale është dhuna ose kanosja serioze. Hipotetikisht, nëse mund ta imagjinojë edhe publiku, si mund të ushtrojë dikush dhunë ose kanosje serioze për aq kohë sa është i privuar nga liria”, thotë avokati Ardian Bajraktari.

Ndërsa procesi gjyqësor kryesor i Thaçit në Speciale, ai për krime lufte, ku akuzohet bashkë me Veselin, Krasniqin e Selimin, vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve të prokurorisë.

Por, konsiderohet se çështja e katërshës së UÇK-së, mund të marrë epilog në fund të vitit 2025.

“Trupi gjykues ka parashikuar që prokuroria të përfundojë me dëgjimin e dëshmitarëve të saj deri në pranverën e vitit të ardhshëm dhe më pastaj, palët tjera do të kenë rastin që të rekomandojnë apo propozojnë dëshmitarë siç janë dëshmitarët e mbrojtjes, dëshmitarët e palës së dëmtuar, ku procedura në rast se shkon ashtu siç ka shkuar në këtë moment, mund të përfundojë deri kah fundi i vitit të ardhshëm”, thotë Amer Alija nga Fondi për të Drejtat Humanitare

Gjatë 2024-tës, epilog mori rasti i Pjetër Shalës, i akuzuar për krime lufte. Ai u dënua me 18 vjet burgim, dhe u urdhërua që tetë viktimat pjesëmarrëse në gjyqin e tij, t’i kompensojë me një vlerë totale prej 208 mijë euro.

Në një rast tjetër, instancat më të larta të Speciales zbutën dënimin me burgim.

Pas vendimit të Supremes, që rasti i Salih Mustafës të rikthehet në Apel, atij iu ulë dënimi në nga 22 në 15 vjet burgim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Punëtorët e KEK-ut të pakënaqur me kushtet e punës

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X