TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Puna e rëndë nuk ka qenë aspak” – flet punëtor i ish-fabrikës së Municionit në Skenderaj

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
1
A A
“Puna e rëndë nuk ka qenë aspak” – flet punëtor i ish-fabrikës së Municionit në Skenderaj

Së shpejti Kosova do të bëhet me një fabrikë të prodhimit të municionit. Por ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka përjashtuar mundësinë që kjo fabrikë të ndërtohet  në Skenderaj aty edhe ku ndodhej fabrika e prodhimit të municionit. Një ish punëtor i kësaj fabrike foli për Tëvë1 duke treguar kapacitetin që kishte kjo fabrikë. Ai pati edhe një propozim për institucionet, para se të nis ndërtimi i fabrikës.

Edhe pse ka kaluar gati gjysmë shekulli,  gëzhojat e plumbit që u prodhuan, ende kanë mbetur në tokë.

Në këtë objekt, në vitin 1977 kishte filluar prodhimin, Fabrika e Municionit në Prekaz të Skenderajt.

Por prej përfundimit të luftës, ka mbetur e rrënuar.

E vendi ku ndodhet i është dhënë kompleksit memorial ”Adem Jashari”.

Ish-punonjësi i kësaj fabrike, Haxhi Qerimi tregon për kapacitetin që punohej 47 vjet më parë.

“Puna e rëndë nuk ka qenë aspak sepse makinat kanë punuar në mënyrë elektronike, i kemi pas marrë në Belgjikë të firmës.. Puna nuk ka qenë e rëndë, kapaciteti ka qenë 74 copa në minutë që i bie për një orë 4440 copa. Vetëm për 5 orë i bie 2200 copa”, ka deklaruar ai.

Një fabrikë e tillë e municioneve,  do të ndërtohet në Kosovë nga prodhuesi turk shtetërore i industrisë së mbrojtjes “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE) me të cilin Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje të hënën.

Municionet do të prodhohen sipas standardeve të NATO-s.

E para se të nis puna për ndërtimin e saj, ish punëtori, ka një propozim.

Por Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci në emisionin “InfoNata” në Tëvë1 ka përjashtuar mundësinë që fabrika për prodhimin e municionit, të ndërtohet në Skenderaj.

“Është diskutu mjaft kjo çështje e ish-fabrikës së municionit para viteve 90-ta në Skenderaj. aktualisht është një projekt në rend rreth kompleksit të jasharajve dhe fabrika është në kuadër të këtij kompleksi, pra është e destinuar për diçka tjetër atje. prandaj edhe ne vlerësojmë që nuk duhet të pengojmë një projekt të tillë që është po aq i rëndësishëm…dhe jemi duke e analizuar çështjen e lokacionit”.

Se puna do të nis së shpejti për hapjen e fabrikës, e tha edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Republika e Kosovës do të ndërrojë kapacitetet për të prodhuar municionet e nevojshme për ushtrinë, por edhe për Policinë e Kosovës, besoj se duke parë kontratën shumë shpejt do të fillojnë punimet dhe në afatin rekord brenda kërkesave teknike kjo do të realizohet. Me përfundimin e saj një mangësi që e kemi pasur ne dhe ka qenë evidente do të tejkalohet qoftë në kuptimin e furnizimit të nevojave aktuale, qoftë në plotësimin e rezervave të nevojshme, po ashtu edhe në trajtimet shtesë të cilat janë të nevojshme për të gjitha institucione që përdorin këtë lloj të municione”, ka deklaruar ministri.

Pas funksionalizimit, Fabrika do të operojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore e Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Intervistohet një i dyshuar për shembjen e rrugës në Prishtinë

Intervistohet një i dyshuar për shembjen e rrugës në Prishtinë

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok, Policia gjen armë e uniforma

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Përleshje fizike mes disa personave në Prishtinë, njëri theret me thikë

12 pista të fluturimit që u braktisen, për çka shërbyen aerodromet bujqësorë?

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Tërmet në Iran

Tërmet në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën