TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Puna e grave mbetet “e padukshme”, vetëm 35% janë pjesë e fuqisë punëtore

by Tëvë1
20 minuta ago
0
A A
​Puna e grave mbetet “e padukshme”, vetëm 35% janë pjesë e fuqisë punëtore

Vetëm 35% e grave në moshë pune janë pjesë e fuqisë punëtore, ndërsa puna e shumë grave në zonat rurale mbetet informale dhe e papaguar.

Kështu u tha të martën në tryezën e rrumbullakët me temën “Opsionet e politikave për forcimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes angazhimit të grave”, të organizuar nga Instituti Riinvest, në cilësinë e sekretariatit të Forumit Ekonomik të Grave.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se përkundër zhvillimit ekonomik, përfshirja e grave në tregun e punës vazhdon të mbetet sfidë.

“Vetëm 35% e grave në moshë pune sot janë pjesë e fuqisë punëtore. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vitin 2024, shkalla e joaktivitetit ekonomik të grave ishte 65%. Dhe kjo është një shifër që për ne të gjithë duhet të jetë alarmante në raport me potencialin e pashfrytëzuar të formalizimit të punës së grave. Edhe pse fokusi i këtij aktiviteti është për gratë në ndërmarrësi dhe në një fushë ku puna e tyre ka rëndësi të veçantë. Shumë gra në Republikën tonë janë të përfshira në prodhim, përpunim dhe biznese që lidhen drejtpërdrejt me bujqësinë. Prandaj, një pjesë e mirë edhe e programeve tona për zhvillimin e bizneseve, rritjen e kapaciteteve prodhuese, përpunimit, certifikimit, qasjes në tregje, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe te gratë që merren me veprimtari bujqësore”, tha ajo.

Kusari-Lila tha se në vitet e fundit përmes skemave të granteve janë mbështetur 176 biznese në pronësi apo bashkëpronësi të grave. Prej tyre, 55 kanë përfituar për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese, 60 për certifikim të produkteve dhe 69 në fushën e digjitalizimit.

Ajo theksoi se përveç mbështetjes financiare, gratë kanë nevojë edhe për udhëzime konkrete për formalizimin e bizneseve dhe navigimin në sistemin institucional.

Se kontributi i grave në ekonominë familjare dhe në prodhimin bujqësor shpesh trajtohet si “ndihmë familjare”, e jo si punë ekonomike që duhet të njihet dhe mbrohet, tha koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave, Saxhide Mustafa.

“Analiza që sot prezantohet evidenton shumë qartë një nga problemet kryesore: një pjesë e konsiderueshme e punës së grave në zonat rurale mbetet e padukshme, informale dhe e papaguar. Gratë kontribuojnë në ekonominë familjare, në prodhimin bujqësor, por ky kontribut shpesh trajtohet si ndihmë familjare dhe jo si punë ekonomike që duhet të njihet dhe të mbrohet… Në mungesë të infrastrukturës, gratë në zonat rurale vazhdojnë të mbajnë një pjesë… një barrë shumë të madhe të kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit. Kjo kufizon kohën dhe mundësitë e tyre për aftësim, trajtim, zhvillim të biznesit dhe pjesëmarrje në vendimmarrje… Prandaj, investimi në kujdes nuk duhet të shihet vetëm si politikë sociale e nevojshme për qendrat urbane ku punësimi dhe mundësitë e punësimit janë më të mëdha, por është domosdoshmëri për zhvillim ekonomik, pjesëmarrje të barabartë të grave dhe të burrave në gjithë territorin e vendit”, tha ajo.

Sipas Mustafës, informaliteti nuk nënkupton vetëm mungesën e kontratës apo të ardhurave të rregullta, por edhe mungesën e mbrojtjes, çka mund të krijojë pasiguri ekonomike dhe varfëri në të ardhmen.

Sipas saj, një tjetër pengesë serioze është qasja në tokë, financa dhe skema mbështetëse. Mustafa tha se gratë që merren me ndërmarrësi apo bujqësi përballen me vështirësi të shumta në sigurimin dhe përdorimin e tokës.

“Forumi Ekonomik i Grave ka filluar një advokim për ndryshimin e ligjit për shfrytëzimin e pronës publike. Kjo kërkesë e jona apo këtë ditë është të vendoset parimi i barazisë dhe masat afirmative për gratë ndërmarrëse dhe gratë që merren me bujqësi. Nëse gratë kanë historikisht më pak pronë private dhe për këtë arsye ballafaqohen me këtë pengesë për të hyrë në skemat e mbështetjes apo kredi, atëherë politikat publike duhet të krijojnë mekanizma korrigjues, masa afirmative që u mundësojnë atyre qasje të barabartë me tokën dhe në asetet publike. Këtë gjë dhe këto masa i kërkon dhe ligji për barazi gjinore”, tha ajo.

Për rolin e rëndësishëm që kanë gratë në bujqësi foli edhe Menaxheri i Portofolios për Arsim në Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), Adnan Ahmeti.

Ai shtoi se përmes një programi të ri të financuar nga ADA dhe të zbatuar nga Caritasi Zviceran, dhjetëra ndërmarrje të udhëhequra nga gratë kanë përfituar mbështetje për forcimin e bizneseve, përmirësimin e prodhimit dhe qasjen në mundësi të reja.

“Përmes kësaj mbështetjeje, kemi ndihmuar gratë që të fuqizojnë bizneset e tyre, të përmirësojnë prodhimin dhe të kenë qasje në mundësi të reja. Megjithatë, për të çuar përpara ndryshime të qëndrueshme, duhet të shkojmë përtej mbështetjes individuale.Pra, gratë duhet të përfshihen në mënyrë më të mirë në politikat bujqësore dhe në programet e mbështetjes. Puna e tyre duhet të kalojë nga informaliteti drejt punësimit të dinjitshëm dhe pavarësisë ekonomike. Atyre gjithashtu duhet t’u jepet qasje e drejtpërdrejtë në financim, shërbime këshillimore, tregje dhe vendimmarrje… Në këtë rrugë, mbështetja e fortë e Ministrisë së Bujqësisë, e Ministrisë së Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për punën dhe angazhimin e saj për ta fuqizuar rolin e grave dhe për të mbështetur gratë sipërmarrëse është e suksesshme”, tha ai.

Pjesë e folësve në këtë tryezë ishte edhe Drejtoresha e zyrës së Caritasit Zviceran në Kosovë, Astrid Wein, e cila tha se përmes programit AREA, të financuar nga Zvicra, janë parë rezultate konkrete në fuqizimin ekonomik të grave, ndërsa skemat komunale të subvencionimit në bujqësi i cilësoi si një instrument të rëndësishëm për mbështetjen e grave.

“Po ashtu, kemi dëgjuar se transporti dhe shërbimet e kujdesit duhet të kuptohen edhe si infrastrukturë ekonomike në nivel shoqëror. Kjo është vërtet thelbësore.Pa transport të besueshëm rural dhe pa shërbime të qasshme të kujdesit, gratë nuk mund të kenë qasje të vazhdueshme në trajnime, shërbime këshilluese apo tregje. Adresimi i këtyre pengesave sjell përfitime jo vetëm për gratë, por edhe për familjet, punëdhënësit dhe ekonomitë lokale. Përmes programit AREA, të financuar nga Zvicra, kemi pasur mundësinë të shohim rezultate konkrete dhe të dëshmojmë se çfarë është e mundur të arrihet kur grave u krijohen mundësi për fuqizim. Një shembull janë skemat komunale të subvencionimit në bujqësi, të cilat duhet të konsiderohen si një instrument i rëndësishëm për mbështetjen dhe fuqizimin ekonomik të grave”, tha ajo.

Tryeza e rrumbullakët u fokusua në politikat dhe mekanizmat që mund të rrisin përfshirjen e grave në bujqësi, ndërmarrësi dhe zhvillimin rural, me theks të veçantë në qasjen në tokë, financa, tregje, shërbime dhe vendimmarrje.

Tags: fuqia punëtoregratëKosoveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Koçeku për shefen e SHISH-ut: E shkarkoi Kurti, e emëroi Rama, e arrestoi SPAK-u

Koçeku për shefen e SHISH-ut: E shkarkoi Kurti, e emëroi Rama, e arrestoi SPAK-u

Në Gjilan shpërndahen rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët në nevojë

Në Gjilan shpërndahen rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët në nevojë

Erdogan: Turqia do ta mbështesë Kosovën në sigurimin e “vendit të saj të merituar” në komunitetin ndërkombëtar

Erdogan: Turqia do ta mbështesë Kosovën në sigurimin e “vendit të saj të merituar” në komunitetin ndërkombëtar

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku: Ditë e natë në këmbë për Kosovën

KB Peja këtë javë nis përgatitjet

KB Peja gati për duelin evropian

Irani kërcënon se vendet evropiane do “të humbasin gjithçka” në rast të rivendosjes së sanksioneve

Diplomati më i lartë iranian mbërrin në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Erdogani bën thirrje për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe heqjen e vetos

Erdogani bën thirrje për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe heqjen e vetos

Koçeku për shefen e SHISH-ut: E shkarkoi Kurti, e emëroi Rama, e arrestoi SPAK-u

Koçeku për shefen e SHISH-ut: E shkarkoi Kurti, e emëroi Rama, e arrestoi SPAK-u

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë të mesme në Turqi, 11 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë të mesme në Turqi, 11 të plagosur

Në Gjilan shpërndahen rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët në nevojë

Në Gjilan shpërndahen rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët në nevojë

​Puna e grave mbetet “e padukshme”, vetëm 35% janë pjesë e fuqisë punëtore

​Puna e grave mbetet “e padukshme”, vetëm 35% janë pjesë e fuqisë punëtore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën