TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pula: Një person u ndalua për fotografim të votës në Fushë-Kosovë, por u lirua pas intervistimit

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Pula: Një person u ndalua për fotografim të votës në Fushë-Kosovë, por u lirua pas intervistimit

Prokurorja, Laura Pula ka bërë të ditur se një person në Komunën e Fushë-Kosovës është ndaluar dhe intervistuar lidhur me fotografimin e votës, por më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Në një lidhje direkte për Televizionin Tëvë1, Pula ka thënë se pas intervistimit është vërtetuar se i dyshuari nuk ka pasur ndonjë qëllim të caktuar apo kërcënim nga dikush.

“Është raportuar një rast i fotografimit të votës në Komunën e Fushë-Kosovës. Personi që e ka bërë është ndaluar dhe intervistuar dhe, meqenëse nuk ka pasur ndonjë qëllim të caktuar dhe nuk ka qenë i kërcënuar nga askush, ai është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Pula.

Ajo ka shtuar se çdo incident që raportohet apo evidentohet do të trajtohet me prioritet dhe vëmendje të veçantë.

Sipas saj, procesi i votimit po shkon shumë mirë dhe nuk ka arsye për shqetësim.

“Procesi po ecën shumë mirë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar apo që mund ta cënoj atë. Ka pasur disa incidente të vogla, të cilat janë raportuar dhe po trajtohen me prioritet dhe vëmendje të veçantë. Nuk ka raste që duhet të evidentohen si vepra penale; jo çdo incident i raportuar përmban elemente të veprës penale. Deri në verifikimin e kundërt, ato mbeten vetëm informacione”, ka theksuar  Pula.

Sa i përket votimit në grup të qytetarëve serbë në veri të vendit, Pula ka njoftuar se rasti është duke u hetuar dhe gjatë ditës do të merret vendim mbi veprimet e nevojshme.

Ajo ka theksuar se autoritetet përkatëse, përfshirë KQZ-në dhe menaxherët e qendrave të votimit, janë të obliguar të raportojnë çdo parregullsi në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit.

“Rasti i votimit në grup në Mitrovicë po trajtohet. Gjatë ditës do të shihet se si ka shkuar procesi i votimit. Nëse personat kanë hyrë së bashku, kjo do të verifikohet gjatë procedurave të hyrjes në qendrat e votimit dhe të mënyrës së votimit. Personat brenda KQZ-së dhe menaxherët e qendrave janë përgjegjës për kontrollin e procesit dhe janë të detyruar të raportojnë çdo parregullsi në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit”, ka nënvizuar ajo./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën