Familjarët e Rexhep Qosjes kanë publikuar letrën që kishte shkruar akademiku tashmë i ndjerë para vdekjes së tij.
Ai kishte kërkuar që varrimi të bëhet me anëtarë të ngushtë të familjes, pa media e ceremoni institucionale.
“Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale”, thuhet në njoftim./teve1.info/




