tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Publikohen rezultatet e ndotjes së ajrit me Dioksid të Azotit, konsiderohen kërcënim për shëndetin e njeriut

tëvë1 nga tëvë1
13/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Një hulumtim për ndotjen e ajrit nga Dioksidi i Azotit zbërtheu rezultate që tregojnë shqetësimin që paraqet NO2 për shëndetin e njeriut.

Cilësia e ajrit mblodhi në një tryezë përfaqësues të organizatave jo qeveritare, zyrtarë qeveritar, komunal dhe aktivistë të ambientit.

Në këtë organizim u theksua që ndotja e ajrit është rreziku më i madh mjedisor për shëndetin dhe shkaktari kryesor i efekteve të dëmshme shëndetësore që përkeqëson sëmundjet e frymëmarrjes dhe ato kardiovaskulare.

Këtu u shpalos hulumtimi i ndotjes së ajrit me Dioksid të Azotit nga trafiku rrugor në Komunë e Prishtinës.

Kjo ndotje u tha se vjen kryesisht nga makinat.

“Matja është bërë në dy faza në të parën janë vendosë në 15 lokacione ku ndotja është më e madhe në lagjet e Prishtinës i kemi dërgu në një laborator në Zvicër dhe më pas kemi vazhdu prapë në shkurt dhe i kemi përzgjedhë këto 15 sepse është e panevojshme të bëhet matje ku ka ndotje të ulët sepse është e kushtueshme , ku ndotja ka qenë mbi vlerat e lejuara të OBSH-së”, ka deklaruar Arben Lila nga Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim-KADC.

Nga Komuna e Prishtinës deklaruan se kanë hartuar një plan veprimi për cilësinë e ajrit.

Kurse profesoresha e mjedisit, Antigona Ukëhaxhaj tha se të gjithë janë dëshmitarë për kërcënimin serioz që paraqet ndotja e ajrit.

Ajo ka treguar edhe cilat qytete janë më të ndotura.

“Tejkalime ka pasur edhe në Republikën e Kosovës, qytetet më të ndotura janë Prishtina, Fushë-Kosova , Obiliqi, Ferizaj, Gjilani dhe Prizreni”, ka thënë Ukëhaxhaj.

Më tej të pranishmit theksuan rëndësinë e ndërgjegjësimit të publikut dhe ngritjen e nevojës për institucionet kompetente për mbrojtjen e cilësisë së ajrit dhe ruajtjen e shëndetit publik në Kosovë.

Ndërkohë në këtë tryezë morën pjesë Komuna e Prishtinës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Instituti Hidrometeorologjik dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Autore: Riga Gjata

Rama propozon që për veturën e parë, banorët e kryeqytetit të mos e paguajnë “Prishtina Parking”

23/09/2023

Lëndimi i fundit, ja sa pritet të mungojë Amir Rrahmani

23/09/2023

Top pesë klube në garë për shërbimet e Thuram

23/09/2023

Laura e shtata në Baku

23/09/2023

Abdixhiku: Mobilizim i madh i LDK-së në Prishtinë, shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

23/09/2023

​Dialogu Kosovë – Serbi drejt bllokadës

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.