TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pse vitamina C duhet pikërisht tani – Dozat e nevojshme dhe ku gjendet

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Pse vitamina C duhet pikërisht tani – Dozat e nevojshme dhe ku gjendet

Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht në këtë periudhë kur nisin virozat.

Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira.

Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme.

Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit.

Oganizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C.

Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.

Sa ju nevojitet

Meshkujt: 90 miligramë në ditë

Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji

Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë

Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë

Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë.

Ajo që është e rëndësishme që lexuesit e AgroWeb.org të dinë, është se një regjim i shëndetshëm ushqimor ofron sasi të përshtatshme të vitaminës C.

Ushqimet Më Të Pasura Me Vitaminë C

Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C.

Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.

1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.

1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C

1 kivi ofron 64 mg vitaminë C.

Gjysëm racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C.

Gjysëm racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org  shenjat që jep trupi kur mungon vitamina C

Vitamina C dhe Stresi

Stresi është i pashmangshëm gjatë ditës.

Ai nxitet nga një sërë faktorësh, ngjarjesh dhe mendimesh.

Mungesa e vitaminës C i shumëfishon këto faktorë nxitës të stresit, jo vetëm në frekuencë por edhe në përmasë.

Njerëzit që kanë mungesa të vitaminës C shpalosin sjellje të ngjashme me depresionin, ndihen më të lodhur dhe pa energji.

Probleme me dhëmbët

Vitamina C i mban dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm.

Mungesa e kësaj vitamine shkakton erozion dhe rënie të dhëmbëve.

Sistem të dobët imunitar

Mungesa e vitaminës C krijon një handikap në sistemin imunitar.

Jo vetëm që organizmi sëmuret shpesh, por edhe shërimi dhe rikuperimi është më i vështirë.

Një sistem i dobët imunitar e ka më të vështirë të mposhtë infeksionet dhe bakteret.

Plogështi

Anemia prek me qindra shqiptarë.

Plogështia është një prej simptomave të saj që vjen si pasojë e niveleve të ulëta të hemoglobinës.

Mungesa e vitaminës C shkakton anemi dhe probleme me prodhimin e qelizave

Shtim në peshë

Mungesa e vitaminës C rrit masën dhjamore në organizëm.

Kjo ndodh sepse trupi resht së përdoruri yndyrnat si burim energjie./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Studim: Mungesa e gjumit bën që truri të fillojë të “hajë veten”

Studim: Mungesa e gjumit bën që truri të fillojë të “hajë veten”

Si ta kuptoni nëse keni një metabolizëm të ngadaltë?

Si ta kuptoni nëse keni një metabolizëm të ngadaltë?

Lëngu i boronicës “mburojë” për shëndetin e grave

Lëngu i boronicës “mburojë” për shëndetin e grave

Vetëm disa minuta qeshje në ditë mund të përmirësojnë shëndetin

Vetëm disa minuta qeshje në ditë mund të përmirësojnë shëndetin

Haradinaj: Vëllezërit  Gërvalla e Kadri Zeka ishin veprimtarë të hershëm të lëvizjes për liri dhe pavarësi

Haradinaj: Vëllezërit  Gërvalla e Kadri Zeka ishin veprimtarë të hershëm të lëvizjes për liri dhe pavarësi

Presidenti sirian lëshon dekret të posaçëm që garanton të drejtat e komunitetit kurd

Presidenti sirian lëshon dekret të posaçëm që garanton të drejtat e komunitetit kurd

United – City, derbi i Premier Leagues

United – City, derbi i Premier Leagues

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Prishtina kërkon fitoren ndaj Borës

Prishtina kërkon fitoren ndaj Borës

Ylli – Peja, përballja tjetër çerekfinale

Ylli synon fitoren e radhës në Pejë

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

KQZ shton ekipet numëruese, rinumërohen 316 nga 914 vendvotime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën