TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pse u sulmua prona e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut?

nga Venhar Isufi
9 muaj më parë
0
A A
Pse u sulmua prona e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut?

Mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 23:30, në pronën e ish-kryetari i komunës së Zubin Potokut, Stevan Vulloviq është hedhur një mjet shpërthyes.  Kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri tha se këto veprime të grupeve kriminale serbe të dirigjuara nga Serbia janë tendencë për frikësim ndaj serbëve të cilët e kanë pranuar realitetin në veri të vendit. Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Prona e  ish kryetarit të Komunës së Zubin Potokut, Stevan Vulloviq u sulmua në orët e vona të së mërkurës.

Shpërthimi po dyshohet që u bë nga  grupe kriminale serbe që po i binden Beogradit.

Këto pretendime i dha, kryetari aktual i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

“Ajo pronë është e ish-kryetarit të komunës së Zubin Potokut duket se është një objekt afarist, më duket se është një hotel i planifikuar për tu ndërtuar nuk është afër shtëpisë ku banon ai mirëpo, është në largësi dhe prona është e tij. Unë besoj se këto mbeturina të grupeve kriminale duke ju bindur propagandave të ashpra që vinë nga Serbia por edhe ata udhëheqës të tyre”, tha Zeqiri.

Zeqiri thotë se këto grupe kanë për tendencë, frikësimin e atyre të cilët e kanë pranuar realitetin, por edhe ngritjen e tensioneve.

“Është një tendencë për ngritje të tensioneve, më shumë do të thosha është tendencë për t’i frikësuar sepse ata e kanë vërejtur se njerëzit vet serbët qytetarët e rëndomtë nuk gjejnë përkrahje tek ta”, tha ai.

Për këtë rast, policia e Kosovës tashmë ka filluar hetimet.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, ka ndodhur një shpërthim në një ndërtesë e cila ka qenë e pabanuar dhe e pandërtuar në tërësi, çfarë e ka shkaktuar atë nuk e dimë eksplodimin, kjo do të përcaktohet nga ekspertë të fushës. Sidoqoftë dëme materiale ka por nuk ka lëndime në njerëz. Për motivin njëherë nuk mund të flasim mirëpo njësitë adekuate policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ne jemi duke u marrë me rastin”, tha zëvendësdrejtori i policisë së veriut, Veton Elshani.

Ndërkohë, para tre javë Vulloviq u takua me kreun e Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirin.

Ditë më parë një mjet shpërthyes është hedhur edhe në një pikë karburanti në komunën e Zveçanit, ku si pasojë e shpërthimit u dëmtuar vetura e lokale afariste.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X