Autor: Driton Sadiku
Albulena Haxhiu më nuk do të ulët në bankën e të akuzuarve për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend më 2016.
Lënda për çka akuzohet tash kryetarja e kuvendit, në kohën sa ishte vetëm deputete, rishtazi u parashkrua.
Ndjekjes penale i shpëtuan edhe të bashkakuzuarit e saj, ish-deputetët Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu.
Ndaj tyre, kishte edhe një aktgjykim lirues, por që më pas lënda u kthye në ri-gjykim.
“Ky proces gjyqësor ka pasur një mbarëvajtje jo të rregullt gjatë fazës së hetimeve ku provat përveq se nuk janë marr në mënyrë të rregullt në shumë raste edhe u ajnë kthy personave të cilët kanë qenë pjesë e kësaj aktakuze. Në rastin konkret nuk ka mundur prokuroria me vertetu që bombolat e gazit kanë qenë me gaz lotsjellës”, tha Burim Halili, avokat i Haxhiut.
Por kaq shumë vite për një proces gjyqësor, sipas juristit Arian Bajkraktari, është e papranueshme për sistemin e drejtësisë, veçanërisht kur protagonist janë figura politike.
“Kjo natyrisht vë në pikëpyetje barazinë e palëve në raport me ligjin kur në rste të tilla janë të përfshirë persona të veshur me petkun politik e aq më teprë kur janë udhëheqës të institucioneve, prandaj vlerësoj që organet e përgjegjëse për me administru sistemin e dritësisë, duhet t’i hetojnë këto raste që të vihet deri në një konstatim se si ka ardhur deri tek parashkrimi, a ka ardhur si rezultat i neglizhencës së qëllimshme apo si ka ndodh”, shprehet avokati, Ardian Bajraktari.
Sipas kodit penal, lënda parashkruhet sipas shkallës së dënimit që parashihet për atë vepër penale.
E në rastin konkret, lënda ta kaluar edhe dyfishin e parashkrimit për të cilin më nuk mund të incizohet asnjë rast për veprën e njëjtë.



