TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pse u mbyll seanca për publikun seanca për keqpërdorime me rezerva shtetërore?

Gjykata Themelore në Prishtinë mori vendim që ta mbyllë për publikun gjyqin për rastin e keqpërdorimeve me rezerva shtetërore, ku e akuzuar është ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari. Ky vendim erdhi pas propozimit të mbrojtjes, duke pasur parasysh se aktakuza bën fjalë për dokumente të klasifikuara, që hyjnë në kategorinë e sekreteve shtetërore.

by Florijeta Dernjani
3 muaj ago
0 0
A A

Erdhën një nga një.

Katër të akuzuarit për keqpërdorim me rezerva shtetërore, ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish zyrtarët e MINT Irfan Lipovica e Hafiz Gara, si dhe biznismeni Ridvan Muharremi, u ulën në bankën e të akuzuarve në daljen e tyre të parë para Gjykatës.

Aktakuza që rëndon mbi ta, sipas kryetarit të trupit gjykues është e redaktuar në disa pjesë të saj, për shkak të konfidencialitetit

“Janë të redaktuara nga prokurori special, pasi që janë vlerësuar se në ato pjesë përbën sekret shtetëror. Po ashtu, në aktakuzë kemi të propozuar edhe dëshmitarë anonim”, ka thënë  Syla

Meqë rezervat shtetërore hyjnë në kategorinë e sekreteve shtetërore, qysh në nisje të seancës, gjykatësi kërkoi mendimin e palëve në lidhje me publicitetin e seancës.

“Shqyrtimi gjyqësor duhet të jetë i hapur, me përjashtim të situatave kur diskutohet gjatë shqyrtimit gjyqësor për pjesët të cilat janë konsideruar si sekrete”, u shpreh Gashi.

Ndryshe u shprehën mbrojtja e Hajdarit dhe Lipovicës.

Ata bën kërkesë për mbyllje të seancës, në të kundërtën ata kërkuan nga Gjykata që t’i kërkojë prokurorisë fillimisht deklasifikimin e dokumenteve sekrete.

“Po tentojnë të na imponojnë edhe neve të bëhemi pjesë e këtij procesi të paligjshëm i cili ngërthen në vete edhe pasoja të ndjekjes penale. Për këtë arsye, konsideroj se pa deklasifikimin e këtyre dokumenteve asnjë seancë nuk mund të mbahet publike”, ka thënë Latifaj.

“T’i propozojë prokurorisë inicimin për deklasifikim të dosjes së rezervave shtetërore, e më pas të vendosë se a do të mbahen të hapura apo të mbyllura seancat”, u shpreh Alaj.

Në anën tjetër, mbrojtja e Garës dhe Muharremit, ia lanë në diskrecion gjykatësit që të vendosë për këtë çështje.

E kryetari i trupit gjykues, mori aktvendim për mbylljen e seancës.

E pas përfundimit të seancës fillestare të mbajtur me dyer të mbyllura, Rozeta Hajdari ripërsëriti shprehjen e pafajësisë.

Paraprakisht, gjykatësi potencoi se kushdo nga palët që zbulon informacione nga shqyrtimi gjyqësor do të mbahet përgjegjës.

Në rastin e njohur si rezervat shtetërore, ministrja Hajdari, dy zyrtarët e MINT-it, Gara dhe Lipovica, si dhe afaristi Ridvan Muharremi, akuzohen se e dëmtuan buxhetin e shtetit në vlerën e rreth 2.9 milionë eurove.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën