TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse ShBA ndëshkoi Kosovën?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se e kanë pezulluar përkohësisht dialogun strategjik me Kosovën. Ky vendim sipas deklaratës së tyre erdhi pas veprimeve të kësaj Qeverie. Këta të fundit thanë se i mirëpresin kritikat dhe janë të gatshëm për përmirësime. Ditë të keqe dhe të zezë për Kosovën këtë vendim e kanë parë liderët e partive opozitare.

by Fetije Kamberi
4 javë ago
2 0
A A

Aleati më i rëndësishëm i Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.

Pezullimi sipas Ambasadës Amerikane në Kosovë është për një kohë të pacaktuar.

Sipas deklaratës së tyre, vendimi është marrë për shkak të veprimeve të Qeverisë Kurti.

“Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në qëllimin e përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitetin e përbashkët ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”.

Për këtë vendim reaguan gjatë edhe nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Përparim Kryeziu i ka arsyetuar disa nga veprimet e ekzekutivit për veriun dhe Gjykatën Kushtetuese.

“Ne i jemi gjithmonë mirënjohjes për kontributin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë dhe i falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe ndihmën ndaj shtetit të Kosovës dhe popullit tonë në aq shumë fusha. I mirëpresim edhe kritikat. Kurdo që janë konkrete përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë dhe korrigjojmë hapat e veprimet tona”, deklaroi Kryeziu.

Ndaj këtij vendimi reagoi edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani, duke e quajtur shqetësues.

“Presidentja shpreh keqardhje dhe shqetësim të thellë rreth vendimit për pezullimin e Dialogut Strategjik, një mekanizëm i rëndësishëm i  bashkëpunimit në mes Kosovës dhe ShBA-ve. Presidentja e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Dialogu Strategjik i arritur në janar 2025 është një mekanizëm tejet i çmuar i këtij bashkëpunimi. Në këtë frymë, Presidenca e Republikës së Kosovës do të angazhohet maksimalisht e me përkushtim të lartë që ky dialog të rifillojë sa më shpejt, sepse partneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara është jo vetëm garanci për të tashmen, por edhe busulla më e sigurt drejt së ardhmes”, tha Osmani.

Vendimin e ShBA-së për këtë pezullim e kanë parë si lajmin më të keq liderët e partive opozitare.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se fajtori kryesor është Albin Kurti.

“Pas sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe tani vendimit të Shteteve të Bashkuara për pezullimin e Dialogut Strategjik, është bërë krejtësisht e qartë se vendi po rrëshqet në një drejtim të rrezikshëm për shkak të një qeverie të papërgjegjshme. Kjo është koha e fundit që të gjitha forcat politike properëndimore, me vetëdije shtetformuese, të bashkohen dhe t’i japin Kosovës një qeveri të përgjegjshme, e cila e rikthen vendin në rrugëtimin e sigurt të integrimit euroatlantik – aspiratë e përhershme e popullit të Kosovës”, deklaroi Krasniqi.

Për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ky pezullim paraqet pikën më të ulët të relacioneve Kosovë-SHBA.

“LDK do të kujdestarojë me plot përkushtim e përgjegjësi rrugën euroatlantike të Kosovës; do të garantojë miqësinë e përhershme me SHBA-në dhe do të rikthejë vendin tonë në binarët e arsyes, ligjit dhe demokracisë. Le t’i japim dritë Republikës sonë të përhershme!”, tha Abdixhiku.

Kjo situatë sipas kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka qenë e mundur të paramendohet

“Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet. Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën”, tha Haradinaj.

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Procesi përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen në Uashington ose vendet përkatëse, për tema të ndryshme si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik e shumë të tjera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon seanca fillestare ndaj Sllavko Simiq e Urosh Vukashinoviq

Përfundon seanca fillestare ndaj Sllavko Simiq e Urosh Vukashinoviq

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Më 27 tetor seanca e radhës në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Më 27 tetor seanca e radhës në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Mehaj-Vuçiqit për dronët: Kosova është më e fortë ushtarakisht sesa paramendohet

Mehaj-Vuçiqit për dronët: Kosova është më e fortë ushtarakisht sesa paramendohet

Portieri në formë i Kosovës, Muriç pret fitore ndaj sllovenëve

Portieri në formë i Kosovës, Muriç pret fitore ndaj sllovenëve

Serbia thotë se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë me pretendimin se iu gjetën flamuj të UÇK-së

Serbia thotë se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë me pretendimin se iu gjetën flamuj të UÇK-së

Foda flet për Slloveninë, mungesat e Kosovës dhe kohën kur e mposhte trajnerin slloven Kek

Foda flet për Slloveninë, mungesat e Kosovës dhe kohën kur e mposhte trajnerin slloven Kek

Përfundon seanca fillestare ndaj Sllavko Simiq e Urosh Vukashinoviq

Përfundon seanca fillestare ndaj Sllavko Simiq e Urosh Vukashinoviq

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Më 27 tetor seanca e radhës në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Më 27 tetor seanca e radhës në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Mehaj-Vuçiqit për dronët: Kosova është më e fortë ushtarakisht sesa paramendohet

Mehaj-Vuçiqit për dronët: Kosova është më e fortë ushtarakisht sesa paramendohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën