TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pse rritja e tarifave të energjisë nuk i prek banorët e katër komunave në veri

Zyra e Rregullatorit për Energji ka treguar për tëvë1 se vendimi për miratimin e tarifave të reja zbatohet vetëm për furnizuesin me Shërbim Universal që është Kesco. Kësisoj, Elektrosever mund edhe të mos ngrisë çmimin e energjisë elektrike për qytetarët e komunave veriore.

nga Lindrit Zejnullahu
29 Prill, 2025
1 0
A A

Më 16 prill u mor vendimi për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për 16.1 për qind.

Mirëpo kjo rritje, nuk do të vlejë edhe për komunat veriore të vendit, me shumicë serbe.

Të paktën kështu thonë nga Zyra e Rregullatorit për Energji, ku tregojnë se vendimi për miratimin e tarifave të reja zbatohet vetëm për furnizuesin me Shërbim Universal që aktualisht është KESCO.

“Konsumatorët në katër komunat veriore të Kosovës (Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe pjesë të Mitrovicës Veriore) nuk janë të përfshirë në këtë vendim tarifor, për shkak se ata furnizohen nga kompania Elektrosever. Elektrosever është furnizues i licencuar nga ZRRE për të operuar në atë pjesë të territorit, mirëpo nuk është Furnizues me Shërbim Universal dhe si rrjedhojë, ZRRE nuk përcakton tarifat përfundimtare për konsumatorët që furnizohen nga kjo kompani”, thuhet nga ZRrE.

Kësisoj, sipas këtij institucioni, Elektrosever ka vetë në duar përcaktimin e tarifave.

“Ky operator është i obliguar të paguajë tarifat për shfrytëzimin e këtyre rrjeteve, sipas vendimeve të miratuara nga Bordi i ZRRE-së. Megjithatë, tarifat që Elektrosever u aplikon konsumatorëve të saj janë në kompetencën e vetë kësaj kompanie dhe nuk përcaktohen nga ZRRE-ja. Në këtë kontekst, theksojmë se diferencimi ne tarifa rrjedh nga dallimet në strukturën e furnizuesve dhe përgjegjësive që ata mbajnë sipas licencave të tyre përkatëse”, ka sqaruar ZRrE.

E sipas njohësit të fushës së energjisë, Adhurim Haxhimusa nuk është e domosdoshme ngritja e çmimit të energjisë, andaj edhe siç thotë ai, vendimi mund edhe të mos zbatohet nga Elektosever.
“Nëse Elektrosever nuk e bën ngritjen e tarifave atëherë ajo duhet me garantu se ka me pasë funksionim të mirëfilltë, ka me pasë stabilitet financiar edhe për tjerat pjesë Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk është përgjegjëse nëse ajo e implementon apo nuk e implementon këtë për shkak se ajo është përgjegjëse për kompanitë Elektro severi për mirëmbajtjen fincnaraire të librave të kontabilitetit të saj”, vlerëson ai.

Ai tregoi se konsumatorët tjerë nuk kanë mundësi të kyqen në shërbimet e këtij operatori, për shkak se nuk ka ende liberalizim të tregut ku konsumatorët e zgjedhin vetë furnizuesin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Auto Draft

48 orë, 11 raste të dhunës në familje, pse po ndodhin?

Auto Draft

Nga kompania më madhe e tregtimit të Kriptovalutave shprehen të habitur me atë çfarë panë në Kosovë

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Live rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X