TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pse po ndodhin vrasjet e shumta në Kosovë?

Brenda tri ditëve, në Kosovë ndodhën katër vrasje. Këto ngjarje, ngritën alarm për institucionet e sigurisë derisa nga Policia e Kosovës treguan se vetëm për dy muaj, i konfiskuan 235 armë dhe 2998 municion në nivel vendi. Pozitë e opozitë po kërkojnë veprim urgjent të institucioneve përgjegjëse.

by Fetije Kamberi
1 vit ago
0 0
A A

Brenda tri dite, katër vrasje ndodhën në Kosovë.

Dy prej tyre ndodhën në komunën e Vushtrrisë dhe një në Prishtinë.

Kosovarët u tronditën nga kjo seri e vrasjeve.

I shqetësuar dhe brengosur nga këto krime është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Andaj ai kërkoi që institucionet e drejtësisë të vihen në lëvizje.

“Fillimisht dua të ndajë shqetësimin dhe brengën me gjithë ju bashkëqytetarë tanë në lidhje me katër rastet e regjistruara në tre ditët e fundit në Kosovë. Ftojë organet e rendit të hetuesisë dhe të drejtësisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë shkaqet, rrethanat në mënyrë që të vihet drejtësi edhe të parandalohen raste të këtilla në të ardhmen. Vrasja është akti më i rëndë që mund të ia bëjë njeriu – njeriut, ajo asnjëherë nuk guxon të normalizohet. Gjithë vendi është tronditur dhe është lënduar nga kjo seri e vrasjeve që duhet të ndalohet, të ndalet dhe të dënohet”.

Veprim të institucioneve me urgjencë ka kërkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Sa jetë të tjera duhet të humbasim që të pranojmë se kjo është një emergjencë kombëtare? Sa familje të tjera duhet të shkatërrohen që të kuptojmë se qasja e lehtë në armë dhe dështimi i shtetit për të vepruar me vendosmëri janë një kombinim vdekjeprurës? Pasiguria ka kapluar vendin tonë. Një ndjenjë frike dhe pasigurie ka zënë rrënjë në shoqëri, duke e bërë jetën e qytetarëve të rënduar nga ankthi dhe droja për të nesërmen. Askush nuk duhet të jetojë me frikën se një armë e jashtëligjshme mund t’i marrë jetën në çdo moment, në rrugë, në shtëpi apo në vendin e punës”.

Edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është shqetësues niveli i vrasjeve kohët e fundit në Kosovë-katër në vetëm dy ditë.

E  vetëm për muajin janar dhe shkurt, Policia e Kosovës ka konfiskuar 235 armë dhe 2998 municion në nivel vendi.

Statistika të mëdha të vrasjeve e të konfiskimit të armeve kishte edhe në vitin 2024.

Ndërsa gjatë vitit 2024 janë konfiskuar 1537 armë dhe 24000 municion”

Në vitin që lam pas u regjistruan 17 vrasje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

Prishtina përfshihet në projekt-buxhetin 2026, Rama: Hap i rëndësishëm për stabilitet

Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Prilli vendimtar për presidentin, Kosova duhet të mbetet në kursin euroatlantik

Zjarri përfshin fabrikën e stiroporit në Prizren, dëmi mbi 400 mijë euro

Franca riafirmon angazhimin e saj në mbështetje të rimëkëmbjes së Sirisë

Franca kundërshton fuqishëm sulmet ndaj infrastrukturës në Iran

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

Prishtina përfshihet në projekt-buxhetin 2026, Rama: Hap i rëndësishëm për stabilitet

Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Prilli vendimtar për presidentin, Kosova duhet të mbetet në kursin euroatlantik

Zjarri përfshin fabrikën e stiroporit në Prizren, dëmi mbi 400 mijë euro

Fermerët në Shqipëri protestojnë pas heqjes së subvencionit të naftës

Fermerët në Shqipëri protestojnë pas heqjes së subvencionit të naftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën