TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse po ndodhin vrasjet e plagosjet aksidentale me armë zyrtare nga policët?

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Pse po ndodhin vrasjet e plagosjet aksidentale me armë zyrtare nga policët?

Të premten një zyrtar policor plagosi brenda stacionit policor një kolege të tij në Prishtinë, e para disa muajsh një tjetër polic vrau të afërmin. Nga Inspektorati Policor thanë për tëvë1 se kanë hasur mangësi në procesin e kurseve të ricertifikimit të policëve. Derisa kërkohet një trajnim më i veçantë në Akademinë e Kosovës për Siguri.

Derisa ishte në orarin e punës, një zyrtare policore u plagos në këmbë nga kolegu i saj, aksidenalisht.

Njëjtë ndodhi edhe nga një zyrtar tjetër policor javën e kaluar ku plagosi nënën e tij, e një tjetër vrau të afërmin e tij.

Për këto, Inspektorati Policor i Kosovës në një përgjigje për tëvë1 thonë se Policia e Kosovës parasheh trajnime brenda afateve për përdorimin e armëve të zjarrit.

Mirëpo nga autoriteti mbikëqyrës, thonë në disa raste kanë hasur që ricertifikimi nuk ka qenë në nivelin e duhur.

“Policia e Kosovës ka rregulluar afatet ligjore brenda të cilave obligohen zyrtarët e saj t’i nënshtrohet ricertifikimit (përfshirë ricertifikimin në aftësitë e përdorimit dhe gjuajtjes me armë zjarri). Inspektorati Policor i Kosovës  gjatë realizimit të inspektimeve në një numër stacionesh, ka hasur në situata kur përfshirja në kurset e ricertifikimit nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar. Në këto raste IPK ka rekomanduar përfshirjen më të madhe të zyrtarëve në kurset e tilla. Duhet përmendur se ka njësi brenda Policisë që trajnimet dhe ricertifikimet për gjuajtjet me armë janë paraparë të kryhen më shpesh  krahasuar me nivelin e zyrtarëve që janë të angazhuar në kuadër të stacioneve policore”, thuhet nga IPK-ja.

E ish-kryeshefi i IPK-së, Fitim Shishani, një ndër shkaqet që çojnë në këto, po i sheh mangësitë në trajnimin e policëve në Akademi.

“Më shumë i kushtohet rëndësi aspektit teorik të formave tjera të trajnimit, p.sh zbatimit të ligjit që është shumë mirë ose mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut që është shumë mirë për t’u trajnuar personat të cilët kryejnë kursin për Policinë dhe Akademinë e Sigurisë Publike. Por unë mendojë se duhet të organizohet një trajnim i veçantë vetëm për armë në qoftë se këto veprime paraqiten si dukuri”, tha Shishani.

Sipas tij, indikator në këtë dukuri mund të jetë edhe shkurtimi i trajnimit për policë nga gjashtë në tre muaj.

“Sa i përket armës është një mjet i rrezikshëm pavarësisht se policët kryejnë disa trajnime ata duhet në aspektin psikologjik të mbajnë mend mirë se nuk duhet të përdoret arma në çdo vend dhe çdo kohë në ambiente të mbyllura siç ka ndodhë rasti shtëpiake apo banesore, arma i ka karakteristikat e veta që Policia i din shumë më mirë se çdo qytetarë që posedon armë”, tha Shishani.

Se a po e shqyrtojnë mundësinë për trajnime shtesë, tëvë1 ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës por që gjatë javës nuk ka pasur përgjigje.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti pret në takim Von der Leyen në Kuvendin e Kosovës

Kurti pret në takim Von der Leyen në Kuvendin e Kosovës

Gërvalla pret Von der Leyen në Prishtinë: Kosova forcon reformat dhe afrimin me BE-në

Gërvalla pret Von der Leyen në Prishtinë: Kosova forcon reformat dhe afrimin me BE-në

“Kaos” në qendrat komunale të numërimit

Verifikohen rezultatet nga mbi 800 vendvotime – po vazhdon numërimi i votave për asamble komunale

Nis takimi i Osmanit me Von der Leyenin

Nis takimi i Osmanit me Von der Leyenin

Kurti pret në takim Von der Leyen në Kuvendin e Kosovës

Kurti pret në takim Von der Leyen në Kuvendin e Kosovës

BE i bën presion Serbisë që të bëj reforma dhe vendos sanksione ndaj Rusisë

BE i bën presion Serbisë që të bëj reforma dhe vendos sanksione ndaj Rusisë

Gërvalla pret Von der Leyen në Prishtinë: Kosova forcon reformat dhe afrimin me BE-në

Gërvalla pret Von der Leyen në Prishtinë: Kosova forcon reformat dhe afrimin me BE-në

Erik Spoelstra, selektor i SHBA-së

Erik Spoelstra, selektor i SHBA-së

Ardon Jashari kthehet muajin tjetër në fushë

Jashari kthehet ndaj Romës

“Kaos” në qendrat komunale të numërimit

Verifikohen rezultatet nga mbi 800 vendvotime – po vazhdon numërimi i votave për asamble komunale

Nis takimi i Osmanit me Von der Leyenin

Nis takimi i Osmanit me Von der Leyenin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën