TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse oferta BE-së për shqiptarët është dëshpëruese?

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hoti: Kosova duhet ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe ose ta shfuqizojë atë

Shkruan: Agron Hoti

Sipas të dhënave zyrtare të BE-së të vitit 2021 mbi 4.1 trilionë EUR ka arritur vlera totale e shkëmbimeve tregtare (eksporte dhe importe) dhe sasisë së investimeve reciproke mes BE-së dhe këtyre shteteve: Kinë, Rusi, Brazil, Meksikë, Turqi, Indi, Vende të Golfit (Bahreini, Kuvajti, Emirate, Omani, Katari, Arabia Saudite), Kore Jugore, Ukrainë, Kazakistan, Argjentinë, Indonezi, Filipine, Pakistan, Venezuelë, Iran, Tajlandë, Malejzi, Tajvan dhe Egjipt.

Po t’ua përmendësh qytetarëve të BE-së se ç’mendojnë për vendet e lartëpërmendura, gjëja e parë që u bie ndërmend është: mega-korrupsioni, krimi i organizuar, organizime mafioze, tregtia me armë, droga, prostitucioni masiv, vrasje, mizori, terror, vjedhje e pronësisë intelektuale, etj. Sepse fundja janë vetë mediat e BE-së ato që publikut të tyre i sjellin informata nga më negativet të mundshme për dinamikat nëpër shtetet e lartpërmendura.

Dhe, përderisa BE s’investon në Kosovë e Shqipëri me arsyetimin se këtu paska korrupsion, me vendet e lartpërmendura e bën të pamundurën për t’i rritur shkëmbimet tregtare dhe sasinë e investimeve. Pra, Kosovës e Shqipërisë dhe tërë Ballkanit Perëndimor u kërkon BE asi standarde, të cilat s’ua kërkojnë fare vendeve të lartpërmendura, pra asi standarde, të cilat vetë BE as për së afërmi s’i plotëson e as që i ka plotësuar ndonjëherë.

Prandaj, mosinvestimi i BE-së patjetër që e ekspozon Kosovën, Shqipërinë dhe tërë Ballkanin Perëndimor para gllabërimit nga vendet kryesisht aziatike. Dhe ashtu po ndodh: Kosova, Shqipëria dhe tërë Ballkani Perëndimor çdo vit e më shumë po rrëshqasin nën varësinë ekonomike të vendeve kryesisht aziatike. Shembulli më i keq është Mali i Zi, i cili tanimë është nën varësi të plotë ekonomike nga Kina. As Greqia s’është fare më mirë, e ndjekur po ashtu nga Serbia. Ndërkohë që rrëshqitja e hapësirave shqiptare kah Kina, Turqia dhe Vendet Arabe duket tanimë edhe nga avioni.

Fakti që BE, në vend të investimeve aq shumë të nevojshme, Kosovës i ofron të burgosur të rrezikshmërisë së lartë (siç kërkon Danimarka) dhe Shqipërisë migrantë nga vendet afro-aziatike (siç kërkon Italia), tregon se sa dëshpëruese është oferta e BE-së për hapësira shqiptare. Migrantët dhe të burgosurit afro-aziatikë rrezikojnë tërë sigurinë shqiptare dhe e ekspozojnë popullin shqiptar përballë rrymave të ndryshme të rrezikshme fetare e politike që bazën e kanë në vendet afro-aziatike. Pra, BE do që rrezikun nga migrantët dhe të burgosurit afro-aziatikë ta heqë nga toka e saj dhe ta bartë atë në hapësira shqiptare.

Të gjithë e dinë që varësia ekonomike përcakton pastaj edhe politikat në favor të vendeve aziatike dhe në disfavor të BE-së. Pse do të duhej që Portin e Durrësit ta ndërtonin arabët, kur një gjë e tillë ka mundur të bëhet prej BE-së? Pse BE s’bën një program të shpejtë për modernizimin e infrastrukturës tepër të kushtueshme të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është e pamundshme lidhja e Ballkanit Perëndimor me BE pa infrastrukturë.

Për fat të keq asnjë kryeministër i Kosovës dhe i Shqipërisë s’është ndëgjuar asnjëherë t’i thotë BE-së që të mos na japë oferta dëshpëruese siç janë aktualisht migrantët dhe të burgosurit afro-aziatikë dhe më herët mbetjet, por investime dhe vetëm investime. Mjerisht, drejtuesit politikë të Kosovës dhe Shqipërisë gjejnë kohë t’i shpërfaqin egot e tyre personale kundër njëri tjetrit, ndërsa s’gjejnë kohë t’i kërkojnë investime BE-së kryesisht edhe nga fakti që shqiptarët kurrë më shumë s’kanë qenë më të ekspozuar para Kinës, Turqisë dhe Vendeve Arabe. Përderisa, Kina synon ekonominë, Vendet Arabe dhe Turqia të mbështetura fuqishëm nga armata e bashkëpunëtorëve të Serbisë po synojnë tjetërsimin kombëtar të shqiptarëve dhe kjo kurrë s’ka qenë më e dukshme se sot.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Çfarë solli takimi Trump-Putin?

Çfarë solli takimi Trump-Putin?

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Emisioni “Info Nata” 12.09.2025

Emisioni “Info Nata” 12.09.2025

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

“Emigruan jashtë Kosovës”- Refuzohen afër 5 mijë aplikime të prindërve për subvencionim të teksteve

“Emigruan jashtë Kosovës”- Refuzohen afër 5 mijë aplikime të prindërve për subvencionim të teksteve

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën