TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse nuk u realizuan 160 çerdhet e premtuara nga Qeveria Kurti?

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Pse nuk u realizuan 160 çerdhet e premtuara nga Qeveria Kurti?

Përmes investimeve në 160 çerdhe dhe në adaptimin e hapësirave në institucione shkollore, përfshirja në edukimin e fëmijërisë së hershme rritet nga 7% në 24% për fëmijët e moshës 0-5 vjeç dhe nga 38% në 64% për fëmijët e moshës 3-6 vjeç. 

Edhe pse Qeveria e Kosovës është në fund të mandatit, 160 çerdhe nuk arritën të përfundohet.

Deri më tani sipas Ministrisë së Arsimit janë përfunduar vetëm 44  çerdhe, në të cilat përfshihen edhe shkolla të adaptuara në çerdhe si dhe ato të cilat ishin në proces të ndërtimit.

Kurse sipas MASHT-it ,4 çerdhe janë në proces të tenderimit.

E krejt fajin për mos realizimin e premtimit MASHTI ia ka hedhur komunave.

“Me të marrë mandatin kemi ndarë buxhetin e mjaftueshëm si dhe kemi bërë një analizë të fizibilitetit për nevojat e ndërtimit të çerdheve. Si Ministri e Arsimit, secilën kërkesë të Komunave e kemi trajtuar me kohë dhe nuk ka asnjë kërkesë nga komunat që nuk ka marrë përgjigje. Siç e dini, ndërtimi i çerdheve nuk mund të bëhet pa një kërkesë nga komunat. Deri më tani nga komunat kemi pranuar vetëm 25 propozime të lokacioneve. Një pjesë e madhe e tyre kanë probleme pronësore, probleme të terrenit të papërshtatshëm për ndërtim, probleme me madhësinë e sipërfaqeve të parcelave etj. Përkundër që janë planifikuar afër 40 çerdhe për ndërtim dhe adaptim në këtë vit, nga Komunat deri më sot kemi pranuar vetëm 6 leje për fillimin e procedurave të tenderimit ndërsa kemi edhe disa kërkesa të pakompletuara”, tha këshilltarja për media në MASHT, Edona Kutleshi-Maliqaj.

Të nevojshëm ndërtimin e këtyre çerdheve po e shohin ekspertët e arsimit.

“Kemi mungesë të institucioneve parashkollore dhe çerdheve dhe të sektorit publik por që ky premtim i dhënë ka qenë më shumë premtim paraelektoral dhe si shumë premtime të tjera që nuk janë mbajtur edhe ky bënë pjesë në atë grup”, tha eksperti i arsimit, Argjend Osmani.

E nga Insituti Ed Guard kërkojnë që të mos përdoret hapja e këtyre çerdheve vetëm si premtim.

“Nuk guxojmë ta përkufizojmë vetëm në investime kapitale, në ndërtim të çerdheve publike por edhe në rritje  dhe riadaptim të hapësirave aktuale. Ajo qasje e çeljes shkollave dhe çerdheve vetëm për përftime elektorale duhet me u tejkalua insitutcionet tona duhet me mëndu adaptimin e hapësirave aktuale në mënyre që kjo përfshirje me e rritur në arsimin parashkollor të jetë e garantuar për të gjitha komunat dhe gjithë nxënësit”, tha Rinor Qehaja.

Në muajin maj të këtij viti përmes një konference për media, Ministria e Arsimit iu kishte bërë thirrje komunave për bashkëpunim në ndërtimin e çerdheve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Rihapet Galeria Kombëtare

Rihapet Galeria Kombëtare

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

“Ditari” 09.07.2026

“Ditari” 09.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën