Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është pyetur nga gazetarët se pse refuzoi ta nënshkruante aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve, është përgjigjur me shaka se këtë e ka bërë pasi kishte dhimbje në dorën e djathtë.
“Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë dhe firmos me dorën e djathtë. Dhe kjo dhimbje do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme “ tha Vuçiq, shkruan danas, përcjell teve1.info.
Ai më pas reagoi menjëherë duke thënë se ishte një shaka.