TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse në verë jemi më të lodhur dhe me më pak oreks?

by teve1
3 javë ago
1
A A
Pse në verë jemi më të lodhur dhe me më pak oreks?

Në këtë periudhë të vitit, të gjithë ndihemi pak si të këputur, më të zbrazur nga energjitë dhe më të acaruar se zakonisht.

Ndoshta keni vënë re se edhe kolegu ose kolegia ka të njëjtin problem.Po ashtu dhe shumica e njerëzve që keni takuar së fundmi.

Është i gjithi faji i vapës që rrit temperaturën e trupit dhe modifikon sjelljen tonë.

Tre mjekë francezë: Rémi Mifsud, Alexandra Murcier, Xavier Ballongue shpjegojnë fenomenin për “Madame-Le Figaro”.

Nxehtësia ndikon në mënyrë direkte në lodhjen tonë. “Kur bën shumë vapë, temperatura e trupit rritet.

Kështu, trupit i duhet të shpenzojë energji për ta rregulluar”, shpjegon Alexandra Murcier.

Ky aksion provokon goditje lodhjeje, dhimbje koke dhe ndonjëherë edhe të përziera.

Po ashtu edhe humbja e hidratimit dhe në veçanti humbja e kripërave, përmes djersitjes, sjell lodhjen e trupit.

“Kur djersijmë, humbja e këtyre dy elementëve shkakton një kolpo tensioni. Kështu që, duhet kompensuar duke përzier pak kripë në një shishe me ujë. Kujdes që ta pini në sasi të vogla, që të mos provokoni prishjen e ekuilibrit të ujit në gjak, pasi nuk do të ndiheni mirë”, thekson Dr. Rémi Mifsud.

Ulen aftësitë sportive

Nëse temperaturat tregojnë 30 gradë, mos tentoni të thyeni rekorde të reja në palestër.

“Kapacitetet tona muskulare zvogëlohen me rritjen e nxehtësisë. Do të lodheni, do të keni më pak rezistencë, sidomos nëse nuk konsumoni ujë”, thotë dietologia Alexandra Murcier.

“Rikuperimi është i vështirë dhe humbasim pak nga reflekset tona. Kështu, nuk mund të ecim më shpejt”.

Humbje oreksi

Në të vërtetë, nuk është se ne kemi më pak uri, por vetëm se trupi ynë ka nevojë për më pak kalori për shkak të temperaturave.

Gjithashtu, dëshiron të hash më lehtë.

Në dimër, përkundrazi, trupi djeg më tepër kalori për t’u ngrohur, çka rrit edhe ndjesinë e urisë.

Ndërsa tani, trupi është më shumë “i zënë me punë” të ulë temperaturat sesa të ushqehet.

Ai eviton të bëjë përpjekje të tjera, si ai i të ngrënit dhe të treturit.

Humor i keq

Kur temperaturat ndryshojnë, kjo ndikon në humorin tonë.

Sipas Rémi Mifsud “kur djersijmë fillojmë dhe ndihemi keq. Konkluzioni: irritohemi dhe bëhemi me nerva shpejt”.

Temperaturat e larta na bëjnë nervozë, më shumë se ç’jemi zakonisht. Por dr. Ballongue ndalet që të nënvizojë edhe efektet pozitive të diellit.

“Në përgjithësi dielli ka më shumë efekte pozitive se negative. Ju ngre moralin dhe është një antidepresiv i shkëlqyer”.

Rënia e libidos

Nëse rikthimi i diellit në pranverë përgjithësisht “i çmend” hormonet, të nxehtët e verës mund që të frenojnë dëshirën seksuale.

“Kur bën më shumë se 30 gradë celsius në hije, nuk kemi dëshirë që të kemi një aktivitet seksual intensiv.

Temperatura ndikon në formën tonë dhe mund të shkaktojë një rënie momentale të libidos”, thotë Alexandra Murcier.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse asistentët e fluturimit ju kërkojnë të ngrini perden në dritaren e aeroplanit para nisjes dhe gjatë aterimit

Pse asistentët e fluturimit ju kërkojnë të ngrini perden në dritaren e aeroplanit para nisjes dhe gjatë aterimit

Pse zgjohemi vetëm një çast para se të bjerë alarmi?

Pse zgjohemi vetëm një çast para se të bjerë alarmi?

A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

Si ta përdorni lëkurën e mollës për kujdesin e fytyrës?

Si ta përdorni lëkurën e mollës për kujdesin e fytyrës?

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën