TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pse makaronat janë një ushqim i pazëvendësueshëm gjatë agjërimit

nga tëvë1
17 Mars, 2024
0
A A
Pse makaronat janë një ushqim i pazëvendësueshëm gjatë agjërimit

Në periudhat e agjërimit apo mungesës së gjatë të ushqimit, organizmi përballet me sfida të ndryshme, siç janë nevoja për energji të vazhdueshme dhe menaxhimi i ndjesisë së urisë që mund të forcohet gjatë orëve të gjata pa ushqim.

Prandaj në këtë periudhë është e rëndësishme të zgjidhni ushqime që ofrojnë jo vetëm vlera të larta ushqimore, por edhe prakticitet në përgatitje dhe konsum.

Në këtë kontekst,ne kemi përzgjedhur makaronat si një recetë ideale edhe gjatë muajit të ramazanit për shkak të disa faktorëve kyç.

Pse makaronat?

Së pari, makaronat janë një burim i shkëlqyer i karbohidrateve komplekse, të cilat janë esenciale për të ofruar energji të qëndrueshme gjatë ditës. Karbohidratet komplekse hidrolizohen ngadalë, duke siguruar një lirimin e ngadaltë të glukozës në gjak, kjo do të thotë energji më të qëndrueshme dhe menaxhim më të mirë të ndjesisë së urisë. Gjthashtu makaronat janë një burim i mirë i proteinave, kujdesuni të zgjidhni gjithnjë ato me sasi të lartë proteine.

Për më tepër, makaronat janë të shpejta dhe të lehta për t’u përgatitur dhe kombinuar, duke u bërë ideale për ata që kërkojnë ushqime praktike që mund të përgatiten dhe të konsumohen edhe në kushte të ndryshme, si në shtëpi, në punë, apo edhe në udhëtime. Kjo i bën makaronat një ushqim shumë të përshtatshëm edhe gjatë agjërimit, kur koha dhe energjia për përgatitjen e ushqimit mund të jenë të kufizuara.

Çfarë ju sugjerojmë?

Kur bëhet fjalë për shembuj konkretë të gatimeve me makarona që mund të ofrojnë diversitet në dietën e agjërimit, lista e formave, llojeve, kombinimeve dhe gatimeve mbetet e gjatë. Ne kemi përzgjedhur disa lloje makaronash të shijshme me përmbajtje karbohidratesh të mira dhe proteina të larta. Pra nëse po kërkoni vaktin e shpejtë këtë periudhë, zgjidhni spagetit me 14% proteinë nga Pasta Diamond. Makaronat e tyre me grurë të plotë janë një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë një burim të mirë të fibrave dhe vlerave ushqyese, të cilat ndihmojnë në menaxhimin e urisë dhe mbështesin sistemin tretës.

Një recetë e shpejtë dhe e thjeshtë që mund të provoni është Spageti me perime të stinës. Kjo pjatë jo vetëm që është e pasur me karbohidrate komplekse nga makaronat, por edhe ofron një sasi të mirë të vitaminave dhe mineraleve nga perimet. Përgatitja është e thjeshtë: ziejini makaronat sipas udhëzimeve në paketim, shtoni perime të freskëta ose të ngrira që keni në frigorifer, dhe përfundoni me një lugë vaj ulliri për një shtesë të shëndetshme yndyrnash.

Për ata që preferojnë një shije më të lehtë shoqëruese, një tjetër sugjerim është sallata a ftohtë me pene. Sipas sugjerimeve të ekspertëve në Pasta Diamond këtë recetë mund ta përgatisni duke ndezur furrën në 180 gradë, ndërkohë zieni makaronat për 2 minuta më pak se udhëzimet e paketimit. Për të përgatitur salcën shkrini 25 gr gjalp, shtoni 25 gr miell dhe gatuajini të gjitha për 1 min, shtoni edhe 300 ml qumësht dhe pak djathë në fund. Makaronat e kulluara bashkë me salcën bashkojini në një tavë dhe futini të piqen për 15-20 minuta. Shijojini të ftohta bashkë me ushqime të tjera.

Përmes këtyre sugjerimevemakaronat mbeten një zgjedhje e shkëlqyer për të përballuar agjërimin me energji dhe shije./AgroWeb.org/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse flini më pak se gjashtë orë?

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse flini më pak se gjashtë orë?

Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

Pse ke frikë të rrish vetëm?! Çfarë e shkakton dhe si ta përballosh

Pse ke frikë të rrish vetëm?! Çfarë e shkakton dhe si ta përballosh

Kujdesi për shëndetin, si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

Kujdesi për shëndetin, si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

“InfoNata” 15.05.2025

“InfoNata” 15.05.2025

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X